☁️
Tiranë 21°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.11 ▲7.81%
ARI 4,753 ▼0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,801 ▼ -1.26% ETH $2,186 ▼ -1.45% XRP $1.3266 ▼ -0.27% SOL $82.0300 ▼ -0.26%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.11 ▲7.81 % ARI 4,753 ▼0.71 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.11 ▲7.81 % ARI 4,753 ▼0.71 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Tushaj: Arsimtarët, themeli i dijeve të shoqërisë sonë

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë e Lezhës, Viktor Tushaj, zhvilloi një dëgjesë publike me arsimtarët e rrethit të Lezhës, ku u njoh nga afër me problematikat e tyre.
Tushaj shoqërohej në këtë takim nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, i cila mori mandatin e deputetes në zgjedhjet parlamentare në Qarkun e Lezhës.

Në fjalën e tij, Tushaj shprehu bindjen se do të vijojë puna për zbatimin e projekteve në modernizimin e Bashkisë së re të Lezhës në standardet evropiane. Duke i cilësuar arsimtarët si themeli i dijes dhe i shoqërisë, që nuk ndalon asnjëherë së zhvilluari, kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” e vlerësoi si një privilegj takimin me arsimtarët.

Në vijim të fjalës së tij, Tushaj prezantoi projektin më të ri, ku theksoi se me qasjen e re të qeverisë, në Lezhë do të ngrihet një Korpus Universitar, i cili do të fokusohet në studimet albanologjike, kjo për vetë vlerat që ka Bashkia e re e Lezhës.

Kandidati I lezhes Viktor Tushaj takon arsimtaret (1).“Arsimi ka nevojë për ndryshim të standardeve, por ne nuk mund të lejojmë që standardet e reja të vendosura tashmë në Lezhë të jenë të ndryshme me ato të zonave përreth. Shkollat e rrethit të Lezhës, ose të bashkisë së madhe të ardhshme, do të jenë në standardet e duhura infrastrukturore, ashtu siç janë tashmë edhe në Lezhë”, u shpreh Tushaj.

Nga ana e saj, Kodheli tha se “të gjithë këtu jemi falë mësuesve tanë, të cilët na edukuan për vite për t’u bërë këta që sot jemi. Misioni juaj nuk ndalet vetëm tek mësimdhënia, por është të qënit pjesë e një reforme, e ndërgjegjes së lartë qytetare, që sigurisht më shumë se askush, ju e dispononi. Që ta kryeni plotësisht këtë detyrë, ju ashtu siç jeni pjesë e pandashme e shoqërisë, duhet të jeni edhe pjesë e politikës. Besoj shumë se duke votuar “Aleancën për Shqipërinë Evropiane”, ju bashkë me ne do t’i jepni shtysë vijimit të reformave në arsim, të cilat tashmë po i japin frytet e veta”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.