Zgjedhjet lokale 2015

Tushaj banorëve të Shënkollit: Do të zgjidhim çështjen e tjetërsimit të pronave

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Lezhës, Viktor Tushaj zhvilloi takime me banorë të fshatrave Rrilë dhe Shënkoll.

Në këto takime, Tushaj shoqërohej nga deputetët e qarkut të Lezhës, Monika Kryemadhi,Gjovalin Kadeli dhe Arben Ndoka.

Tjetërsimi i pronave dhe problemet me tapitë e tokave janë probleme që shqetësojnë prej vitesh banorët e Shënkollit, e njohur ndryshe si zona e Bregut të Matës, të cilat u ngritën edhe para kandiadtit nga ana e banorëve.
Kandidati Tushaj dhe deputetja Kryemadhi garantuan banorët se shumë shpejt do të merren në shqyrtim të gjitha dosjet që janë aktualisht në komunën e Shënkollit. Ata u premtuan banorëve se ky proces do të ndiqet në rrugë ligjore deri në zbardhjen e plotë dhe vënien e drejtësisë në vend.
Kandidati i ASHE ër Bashkinë e Lezhës, z. Viktor Tushaj zhvilloi takime me banorë të Rrilës dhe Shënkollit(8)

“Prandaj në 21 qershor duhet ndryshuar që dosjet që janë te Kadastra e komunës mos t’u bëhet më presion njerëzve që më jep votën që të përcjell dosjen për në prefekturë apo për në hipotekë, por të çlirohemi njëherë e përgjithmonë nga këta njerëz të cilët për të dhënë një çertifikatë të gjendjes civile i mbajnë peng njerëzve dhe ju bëjnë presion”, tha deputetja Kryemadhi.

Ndërkohë, mbështetjen e banorëve të fshatit Rrilë e kërkuan edhe deputetët Arben Ndoka dhe Gjovalin Kadeli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button