🌤️
Tiranë 3°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,710 ▲ +0.75% ETH $2,002 ▲ +0.67% XRP $1.3330 ▲ +0.26% SOL $82.5300 ▲ +0.16%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

U dënua nga GJKKO për korrupsion, KLP shkarkon magjistratin Sali Hasa

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të hënën të pranoj kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të magjistratit Sali Hasa.

Shkak i këtij vendimi është fakti se ish prokurori i prokurorisë së Sarandës u dënua nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit me 2 vjet e 4 muaj burgim, pasi u gjet fajtor për akuzat e korrupsionit pasiv, dhe refuzimit të deklarimit të pasurisë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë njoftoi sot, se vendimi për shkarkimin e magjistratit u mor gjatë mbledhjes së zhvilluar të hënën nga KLP.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masën disiplinore “shkarkim nga detyra” ndaj magjistratit Sali Hasa, në kohën e shkeljes disiplinore, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shkeljen e parashikuar nga neni 148/d, pika 2, shkronja “b” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nga neni 104 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, njofton KLP.

“Sipas raportit hetimor të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, magjistrati Sali Hasa është gjetur fajtor nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kryerjen e veprës penale të “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, dhe “Refuzimi për deklarimin ose mosdeklarimi i pasurisë, interesave private të personave të zgjedhur ose nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër, që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe është dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim”, vijon njoftimi.

“Nga ana e magjistratit subjekt hetimi disiplinor, rezulton se janë ndërmarrë veprime të cilat janë vlerësuar se përmbajnë elementë të veprës penale, të kryera gjatë ushtrimit të detyrës dhe me qëllim përfitim të padrejtë prej saj, duke favorizuar një palë ndërgjyqës nëpërmjet dhënies së vendimit. Prokurori Sali Hasa ka diskredituar rëndë figurën, autoritetin, dinjitetin e magjistratit dhe ka ulur besimin e publikut tek dhënia e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

“ILD konkludoi në hetimin e vet, se veprimet e magjistratit përbëjnë shkelje shumë të rëndë disiplinore dhe kërkoi nga Këshilli i Lartë Prokurorisë pranimin e kërkesës për caktimin e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra” për prokurorin Sali Hasakërkesë që u miratua”, përfundon njoftimi i KLP.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.