☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,597 ▲1.05%
DOW 46,791 ▲0.97%
NASDAQ 21,920 ▲1.53%
NAFTA 99.97 ▼1.39%
ARI 4,797 ▲2.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,855 ▲ +2.71% ETH $2,134 ▲ +3.37% XRP $1.3557 ▲ +2.48% SOL $83.6700 ▲ +3.12%
S&P 500 6,597 ▲1.05 % DOW 46,791 ▲0.97 % NASDAQ 21,920 ▲1.53 % NAFTA 99.97 ▼1.39 % ARI 4,797 ▲2.53 % S&P 500 6,597 ▲1.05 % DOW 46,791 ▲0.97 % NASDAQ 21,920 ▲1.53 % NAFTA 99.97 ▼1.39 % ARI 4,797 ▲2.53 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

U ndërpritet lidhja 2.479 debitorëve, arrestohen në flagrancë 9 persona

Policia e Shtetit dhe OSHEE, vijojnë punën e përbashkët në të gjithë vendin  për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike .

Vetëm gjatë kësaj jave janë ndërprerë 2.479 lidhje të abonentëve debitorë dhe 31 lidhje të paligjshme. Sipas njoftimit zyrtar në  të gjithë vendin gjatë  kësaj jave kanë vepruar çdo ditë  80 grupe të përbashkëta  Polici – OSHEE duke  kryer kontrolle  në 4.395 raste .

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar  31 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me  31  autorë, dhe nga këta janë arrestuar në flagrancë  9 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike .

Janë  shpallur në kërkim  16 persona, ndiqen në gjendje të lirë 6 persona. Gjithashtu janë kontrolluar 91 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Policia e Shtetit dhe OSHEE shprehin vendosmërinë për të çuar në fund punën e nisur ,  deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur  me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.