☁️
Tiranë 20°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 97.73 ▼6.14%
ARI 3,958 ▲1.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,935 ▲ +0.02% ETH $2,288 ▲ +1% XRP $1.2549 ▲ +0.21% SOL $94.4100 ▼ -0.47%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 97.73 ▼6.14 % ARI 3,958 ▲1.5 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 97.73 ▼6.14 % ARI 3,958 ▲1.5 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

UASHINGTON – Trump akuzon Iranin për “hipokrizi” pas mohimit të bisedimeve të reja me SHBA-në

UASHINGTON, 3 gusht /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka cilësuar udhëheqjen iraniane si “jashtëzakonisht hipokrite”, pasi Irani mohoi se po zhvillon aktualisht bisedime me SHBA-në, duke kundërshtuar deklaratën e Trump se raundi i ri i negociatave ishte planifikuar për ditën e sotme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, tha se Irani po negocion vetëm me Omanin, për krijimin e një korridori të përkohshëm detar në Ngushticën e Hormuzit, duke theksuar se nuk ka negociata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas kësaj deklarate, Trump reagoi në rrjetin e tij social “Truth Social”, duke akuzuar Teheranin se kërkon takime me SHBA-në, por më pas mohon publikisht se po zhvillon bisedime.

Ai paralajmëroi gjithashtu se SHBA-ja do të vazhdojë bllokadën detare të porteve iraniane, derisa të arrihet një marrëveshje ose, sipas tij, “dorëzimi i plotë”.

Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme në botë për transportin e naftës, gazit dhe plehrave kimike, mbetet një nga vatrat kryesore të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit.

Sipas Iranit, Teherani dhe Omani po shqyrtojnë një plan të ri, sipas të cilit anijet do të hyjnë në ngushticë përmes ujërave territoriale iraniane dhe do të kthehen përmes ujërave territoriale të Omanit.

Megjithatë, ky plan do t’i jepte Iranit më shumë kontroll mbi lëvizjen e anijeve, duke i mundësuar të vendosë se cilat mjete lundruese lejohen të kalojnë.

Kjo bie ndesh me interpretimin e Konventës së OKB-së për të Drejtën e Detit, e cila garanton kalimin e lirë tranzit në këtë ngushticë, një qëndrim që Irani nuk e pranon.

Në mes të qershorit, SHBA-ja dhe Irani ranë dakord për një marrëveshje kornizë, e cila parashikon që Teherani, në bashkëpunim me shtetet bregdetare, të arrijë një mirëkuptim me Omanin për administrimin e ardhshëm të Ngushticës së Hormuzit./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.