☁️
Tiranë 18°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,635 ▲0.73%
DOW 52,271 ▲0.97%
NASDAQ 25,679 ▲0.95%
NAFTA 97.34 ▼6.51%
ARI 3,970 ▲1.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,604 ▼ -0.51% ETH $2,277 ▲ +0.43% XRP $1.2502 ▲ +0.02% SOL $93.6100 ▼ -1.23%
S&P 500 7,635 ▲0.73 % DOW 52,271 ▲0.97 % NASDAQ 25,679 ▲0.95 % NAFTA 97.34 ▼6.51 % ARI 3,970 ▲1.82 % S&P 500 7,635 ▲0.73 % DOW 52,271 ▲0.97 % NASDAQ 25,679 ▲0.95 % NAFTA 97.34 ▼6.51 % ARI 3,970 ▲1.82 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, në një intervistë për “Klan News” ka folur për protestat që vijojnë prej 65 ditësh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, masat ndaj personave që konsiderohen kërcënim për sigurinë kombëtare, si edhe situatën e zjarreve në vend.

Duke u ndalur fillimisht te protestat, Lamallari tha se Policia e Shtetit është treguar e matur dhe se ka vepruar në përputhje me ligjin dhe standardet për menaxhimin e tubimeve publike.

Sa i përket masave ndaj personave që konsiderohen rrezik për sigurinë kombëtare, Lamallari konfirmoi se nuk është vetëm rasti i Ikballe Hudutit (Berisha), e cila është shpallur e padëshiruar në Shqipëri për 15 vjet.

Ai bëri të ditur se ka firmosur edhe vendime të tjera për shpalljen “ të padëshiruar” të personave të cilët, siç tha ai, sipas vlerësimeve të agjencive të inteligjencës dhe zbatimit të ligjit, përbëjnë kërcënim real për vendin.

“Fakt është dhe kjo është e dëshmuar në fakt , një rast që ju përmendte më herët, ku unë në zbatim të së drejtës që me jep ligjin për të shpallur peron të padëshiruar në vendin tonë për 15 vite, ishte dhe rasti i zonjës Ikballe Huduti, e cila në fakt sipas inflamacioneve të administruara nga agjencitë e shërbimit informativ dhe të zbatimit të ligjit provohej se kishte lidhje dhe veprimtari, të cilët përbejnë shqetësim dhe kërcënim për Shqipërinë. Nuk është vetëm ky rast, edhe pse nuk është bërë publike, edhe më pas në javën në vijim ka pasur raste të tjera, të cilët i kam shpallur perona të padëshiruar në zbatim të atributeve që më jep ligji. Jo detyrimisht, por persona, që sigurisht me shfaqje dhe tendenca shqetësuese ekstremiste, të cilët në tërësinë e tyre, pavarësisht rrymave të ndryshme, të mbështetjes, financimit dhe propagandimit, vlerësohen nga agjencitë e Shqipërisë se përbëjnë kërcënim real për vendi dhe qytetarët shqiptarë dhe rrjedhimisht detyrohem të ndërmarrë një vendimmarrje të tillë”, tha ai.

Ministri komentoi edhe situatën e zjarreve në vend, duke theksuar se të gjitha strukturat janë të angazhuara maksimalisht për neutralizimin e vatrave.

Sipas tij, vetëm gjatë kësaj të hëne janë regjistruar 32 vatra zjarri në të gjithë Shqipërinë, ndërsa zjarri në Finiq është vënë nën kontroll me ndihmën e tre helikopterëve të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Sot që flasim është vënë nën kontroll zjarri në Finiq. Janë tre helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët janë vënë në dispozicion për shuarjen e tyre dhe flakët janë vënë nën kontroll. Ka pasur 32 vatra në të gjithë vendit, Është një punë voluminoze e bërë nga të gjitha institucionet. Përballja me zjarret është një sfidë e vazhdueshëm, jo vetëm për vendit tonë, por e pamë dhe Spanjën dhe Francën”, tha Lamallari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.