☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 03 August 2026
S&P 500 7,601 ▲1.48%
DOW 53,178 ▲1.32%
NASDAQ 25,914 ▲2.13%
NAFTA 79.92 ▼5.61%
ARI 4,113 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9318 EUR/ALL 93.5376 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3798 EUR/TRY 54.8339 EUR/JPY 182.27 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9318 EUR/ALL 93.5376 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3798 EUR/TRY 54.8339 EUR/JPY 182.27 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $63,782 ▲ +0.45% ETH $1,869 ▼ -0.73% XRP $1.0839 ▲ +0.21% SOL $73.8800 ▲ +0.26%
S&P 500 7,601 ▲1.48 % DOW 53,178 ▲1.32 % NASDAQ 25,914 ▲2.13 % NAFTA 79.92 ▼5.61 % ARI 4,113 ▲0.15 % S&P 500 7,601 ▲1.48 % DOW 53,178 ▲1.32 % NASDAQ 25,914 ▲2.13 % NAFTA 79.92 ▼5.61 % ARI 4,113 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9318 EUR/ALL 93.5376 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3798 EUR/TRY 54.8339 EUR/JPY 182.27 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9318 EUR/ALL 93.5376 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3798 EUR/TRY 54.8339 EUR/JPY 182.27 EUR/CAD 1.6170
03 Aug 2026
Breaking
Bota

METEO – Britania e Madhe përjetoi korrikun më të thatë në gati 190 vite

LONDËR, 3 gusht /ATSH-DPA/- Anglia dhe Uellsi kanë regjistruar korrikun më të thatë, që nga fillimi i matjeve zyrtare në vitin 1836, sipas të dhënave paraprake të Shërbimit Meteorologjik Britanik (Met Office).

Edhe Anglia jugore ka përjetuar muajin më të thatë të regjistruar ndonjëherë, ndërsa vendi po përballet me një verë me temperatura ekstreme, disa valë të të nxehtit dhe thatësirë të shpallur në të gjithë Uellsin dhe në gjysmën e Anglisë.

Fermerët e kanë cilësuar situatën si një nga thatësirat më të rënda të dekadave të fundit.

Ata kanë raportuar prodhim më të ulët, vështirësi për sigurimin e ujit për frutat dhe perimet, si dhe mungesë ushqimi për bagëtitë, duke përdorur rezerva ushqimore të destinuara për dimrin.

Unioni Kombëtar i Fermerëve në Britani të Madhe ka kërkuar masa urgjente, për të garantuar furnizimin me ujë dhe mbështetjen e prodhimit vendas të ushqimeve.

Gjatë korrikut, 19 qarqe në Angli pothuajse nuk patën fare reshje, me vetëm 1 milimetër shi ose më pak gjatë gjithë muajit.

Anglia pati vetëm rreth 10% të sasisë mesatare të reshjeve gjatë korrikut.

Uellsi regjistroi vetëm 9% të reshjeve normale.

Korriku i këtij viti në Angli dhe Uells, pati edhe më pak shi — më pak se gjysmën e sasisë së reshjeve që ranë gjatë korrikut më të thatë të regjistruar më parë, në vitin 1911.

Përveç thatësirës, korriku ishte gjithashtu, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Anglinë jugore; ndër më të nxehtët në histori për Uellsin dhe korriku i dytë më i nxehtë i regjistruar për Britaninë e Madhe dhe Anglinë.

Ky muaj ishte edhe më me shumë diell se çdo korrik tjetër i regjistruar.

Kjo ndihmoi në prodhimin e energjisë diellore, e cila siguroi 14,4% të gjithë energjisë elektrike gjatë muajit dhe arriti një pikë kulmore prej 44% të prodhimit të energjisë, në një moment të mëngjesit të 12 korrikut.

Ndërkohë, një pjesë e madhe e Anglisë është sërish nën alarm shëndetësor portokalli për shkak të të nxehtit, pasi temperaturat pritet të arrijnë deri në 35°C.

Shkencëtarët thonë se Britania e Madhe po përballet, gjithnjë e më shumë me ngjarje ekstreme të motit, si thatësirat dhe valët e të nxehtit, të cilat lidhen kryesisht me ndryshimet klimatike.

Këto shkaktohen nga emetimet e gazrave që vijnë nga djegia e naftës, gazit dhe qymyrit në industri, transport dhe ngrohjen e banesave, si dhe nga bujqësia dhe shpyllëzimi.

Vera ekstreme e këtij viti ka sjellë, dy valë rekord të të nxehtit në maj dhe qershor, që shkaktuan mbi 2 800 vdekje shtesë; si dhe dy valë të tjera të të nxehtit në korrik, të cilat kanë përkeqësuar thatësirën dhe kanë rritur rrezikun e zjarreve. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.