☁️
Tiranë 14°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 101.87 ▼0.98%
ARI 4,601 ▲0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,660 ▼ -1.45% ETH $2,037 ▼ -1.14% XRP $1.3138 ▼ -3.33% SOL $82.1500 ▼ -2.63%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.87 ▼0.98 % ARI 4,601 ▲0.96 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.87 ▼0.98 % ARI 4,601 ▲0.96 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

Udhëheqësi suprem i Iranit: Do kundërshtojmë arrogancën e SHBA

Qëndrimi i Iranit përballë “arrogancës” së Shteteve të Bashkuara nuk do të ndryshojë, pavarësisht marrëveshjes së arritur në fillim të javës për programin bërthamor të Teheranit.

Ky ishte mesazhi i përcjellë nga udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei.

Në fjalimin e mbajtur me rastin e mbylljes së Muajit të Ramazanit, ai tha se vendi i tij vazhdon të ketë ndasi të thella me Shtetet e Bashkuara sa u takon politikave të Uashingtonit në Lindjen e mesme.

Irani, tha Khamenei, do të vazhdojë të mbështesë Sirinë, Irakun dhe palestinezët, si dhe ‘popujt e shtypur’ në Jemen dhe Bahrein.

“Miratohet ose jo marrëveshja bërthamore, ne nuk do të ndalojmë se mbështeturi miqtë tanë në rajon, popullin e Palestinës, Jemenit, Sirisë, Irakut, Bahreinit dhe Libanit. Edhe pas kësaj marrëveshje, politikat tona kundër arrogancës së Shteteve të Bashkuara nuk do të ndalen”, tha Khamenei.

Udhëheqësi suprem i Republikës Islamike mohoi akuzat e ndërkombëtarëve se me programin bërthamor po përpiqet që të ndërtojë një bombë bërthamore.

“Amerikanët thonë që ndaluan Iranin nga ndërtimi i një bombe bërthamore. Ata e dinë shumë mirë që kjo nuk është e vërtetë. Ne kemi fatvan që ndalon armët bërthamore nën ligjin islamik”, tha Khamenei.

Irani ka kundërshtuar dhe refuzuar të ulet në tryezën e bisedimeve në nivel dypalësh me Shtetet e Bashkuara, por programi bërthamor ishte një rast përjashtues.

“Biseduam me amerikanët për t’u shërbyer interesave tona, por politikat e Shteteve të Bashkuara në rajon janë diametralisht kundër politikave të Iranit”, nënvizoi Khamenei, duke shtuar se tashmë është koha që politikanët në Teheran të vendosin në zbatim marrëveshjen për programin bërthamor, por njëkohësisht të sigurojnë ruajtjen e interesave kombëtare të Iranit.

Ndërkohë, gjatë faljes në kampusin e Universitetit të Teheranit u dëgjuan thirrjet “Vdekje Amerikës” dhe “Vdekje Izraelit”.

Marrëvejsha mes fuqive të mëdha dhe Iranit u nënshkrua në Vjenë në fillim të javës. Ajo mbërriti pas 2 vitesh negociata intensive, që kulmuan me tryezën maratonë prej 18 orësh. Në bazë të saj, Irani zotohet të reduktojë me 75 përqind centrifugat e pasurimit të uraniumit dhe të shkatërrojë 98 përqind të uraniumit që ka në gjendje, në këmbim të heqjes së sanksioneve, duke përjashtuar këtu ato të armatimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.