Bota

Udhëtarët e aeroplanit “MH370” do shpallen edhe zyrtarisht të zhdukur

udh-euml-tar-euml-t-e-aeroplanit-ldquo-mh370-rdquo-do-shpallen-edhe-zyrtarisht-t-euml-zhdukur_hdFamiljet e udhëtarëve të aeroplanit të Malajzisë, MH370, i cili u zhduk në muajin mars nga gjithë radarët e shtegtimit nga Kuala Lumpuri për në Pekin, janë ‘çmendur’ kur dëgjuan drejtorin e Malaysia Airlines, që njoftoi se deri në fund të këtij viti, aeroplani do të shpallet edhe zyrtarisht i “humbur”.

“Nuk kemi datë të saktë se kur do të shpallet edhe zyrtarisht aeroplani si i humbur. Por do të jemi në gjendje që tu paguajmë kompensimet familjeve”, tha për mediat australiane, Hugh Dunleavy.

Ndër të tjera, ai shtoi, se familjarët në këtë aspekt duhet të jenë të durueshëm.

“Zëri 370”, i cili përfaqëson familjet e udhëtarëve të cilët ishin në Fluturimin MH370, dënoi deklaratat e Dunleavy, sepse ato po shkaktojnë agoni dhe konfuzion.

Deri më tani, nga 55 mijë kilometra katrorë të planifikuara, janë kontrolluar rreth tremijë.

Ndërkaq, nga “Malaysia Airlines” thonë se deri në këtë “shpallje” kërkimet do të vazhdohen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button