☁️
Tiranë 13°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 95.75 ▲0.3%
ARI 4,693 ▼4.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,410 ▼ -5.09% ETH $2,183 ▼ -6.33% XRP $1.4669 ▼ -3.39% SOL $90.2400 ▼ -4.36%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 95.75 ▲0.3 % ARI 4,693 ▼4.15 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 95.75 ▲0.3 % ARI 4,693 ▼4.15 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ulen çmimet e prodhimit. INSTAT: Rënie të industrisë nxjerrëse me 9.5 %

Në tremujorin e katërt të vitit 2015,çmimet e prodhimit u ulën me 2.3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave, INSTAT, uljen më të lartë e kanë shënuar çmimet e prodhimit në seksionin “industri nxjerrëse” me 9,5 %. Brenda kësaj industrie vihet re ulja e çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetin “nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” me
15,3 %.

Referuar të njëjtës periudhë krahasimi, indeksi i çmimeve të rodhimit në aktivitetet e Industrisë përpunuese kanë shënuar rritje me 0,3 %. Vihet re rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve kimike me 5,6 %,
konfeksionet e veshjeve me 2,7 %, produktet e makinerive dhe pajisjeve me 5,1 %. Ndërsa çmimet e prodhimit të rafinerisë dhe nënprodukteve të naftës kanë shënuar ulje me 3,1 %.

Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2014, çmimet e prodhimit të produkteve vendase shënuan ulje me 2,3 %. Vihet re ulja e çmimeve të prodhimit të produkteve të seksionit “industri nxjerrëse” me 12,2 %. Çmimet e prodhimit të produkteve për eksport kanë shënuar ulje me 2,2 % krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Në tremujorin e katërt 2015 ndryshimi tremujor i indeksit është -0,4 %. Çmimet e prodhimit në seksionin ”industri nxjerrëse” shënuan ulje me 0,8 % krahasuar me tremujorin e tretë 2015. Uljen më të lartë e
shënuan çmimet e prodhimit në aktivitetin “nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” me 3,2 %.

Indeksi i çmimeve të prodhimit të seksionit “Industria përpunuese” nuk ka ndryshuar krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Pavarësisht se në nivel seksioni indeksi i çmimeve të prodhimit nuk ka ndryshuar, brenda kësaj industrie vihen re rritje dhe ulje të çmimeve të produkteve në aktivitete të veçanta.

Çmimet e prodhimit në aktivitetet “përpunimi i produkteve ushqimore” kanë shënuar rritje me 0,1 %, në aktivitetin “metalurgjia” çmimet e prodhimit kanë shënuar rritje 1,5 %. Ndërsa çmimet e prodhimit të
produkteve në aktivitetet “përpunimi i tekstileve” shënoi ulje me 0,3 % dhe “prodhimi i produkteve minerale jometalikë” shënoi ulje me 0,9 %.

Çmimet e prodhimit në seksionin “furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave” shënuan ulje me 3,4 % krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Në këtë seksion vlen të përmendet ulja e
çmimeve të produkteve në aktivitetin e “Grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve” me 7,5 %.

Indeksi i çmimeve të prodhimit për produktet vendase arriti 98,3 % duke shënuar një rritje me 0,1 %
krahasuar me tremujorin e tretë 2015. Vlen të përmendet rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në seksionin ”industri nxjerrëse” me 2,0 %. Çmimet e prodhimit për produktet vendase në seksionin “industri
përpunuese” shënuan ulje me 0,3 %.

Indeksi i çmimeve të eksportit arriti 102,2 % duke shënuar një ulje me 1,0 % krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Çmimet e prodhimit të produkteve në seksionet “industri nxjerrëse” kanë shënuar ulje për
2,6 % ndërsa çmimet e prodhimit të produkteve “Industri përpunuese” kanë shënuar rritje me 0,3 %.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.