☁️
Tiranë 16°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 95.85 ▲3.67%
ARI 5,011 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,110 ▲ +0.63% ETH $2,330 ▲ +2.56% XRP $1.5157 ▲ +3.06% SOL $93.7600 ▼ -0.02%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.85 ▲3.67 % ARI 5,011 ▲0.18 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.85 ▲3.67 % ARI 5,011 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ulet konsumi, bien importet e kafesë me 7% në tremujorin e parë

Kafeja një nga produktet me popullore në Shqipëri, pas një rritje të admirueshme të importeve vitin që shkoi duket se, po përjeton krizën e konsumit të dobët.
Në tremujorin e parë importet e kafesë kanë rënë me 7 për qind sipas të dhënave nga doganat.

Burimet nga tregu pohojnë se, importet më të ulta reflektojnë dobësitë nga ana e kërkesës. Emigracioni mësohet të jetë një shkak. Mbi 66 mijë shqiptare u raportuan si azilkërkues në vitin 2015 nga EUROSTAT, ndaj ky cilësohet edhe si një argument i mjaftueshëm për uljen e konsumit të disa produkteve bazë siç është edhe kafeja.

Gjatë tremujorit të parë 2016 u importuan 1979 tonë kafe nga 2122 tonë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tendenca ka qenë e kundërt në 2015-n. Ndërsa mallrat e tjerë të akcizës shfaqen dobësi gjatë vitit 2015, sidomos importet e kafesë u rriten me ritme dyshifrore.

Sakaq tregu i konsumit me pakicë të kafesë ka reaguar me ulje të çmimeve. Çmimet e kafesë sipas INSTAT kanë pësuar ulje vjetore në janar –mars 2016 në intervalet -1.3%, -1.6%-për qind.

Si për të gjithë mallrat e tjerë të akcizës edhe për kafenë niveli i taksimit ka ndryshuar disa herë. Nga 30 për qind të vlerës së importit në 1996 akciza u bë fikse në 2003, ndërsa lehtësimi nisi pas 2010.

Duke ndjekur modelin e shumicës së vendeve të BE në 2012 akciza për kafenë e papjekur u bë 0 nga 30 lekë kilogrami që ishte, ndërsa për kafen e papjekur taksimi me akcizë u ul ndjeshëm.

import kafe

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.