Bota

UNICEF: 12 milionë fëmijë të paarsimuar në Lindjen e Mesme

Më shumë se 12 milionë fëmijë nuk janë të arsimuar në Lindjen e Mesme, theksoi sot Fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijët (Unicef) duke përmendur progresin e ulët në përpjekjet për të zgjeruar shkollimin.

unicef”Kjo shifër nuk përfshin fëmijët që detyrohen të lënë shkollën për shkak të konflikteve në Siri dhe në Irak. Së bashku me këto, numri i fëmijëve të paarsimuar arrin në 15 milionë”, theksoi Unicef në një raport.

Ky studim i përgatitur me bashkëpunimin e Unicef dhe Unesco-s përshëndet burimet e konsiderueshme dhe kapitalin politik kushtuar arsimit në Lindjen e Mesme gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. Ai zbulon se numri i fëmijë të paarsimuar në shkollën fillore ka rënë.

“Por gjatë viteve të fundit, asnjë progres nuk është regjistruar”, nënvizon raporti.

Janë 4,3 milionë fëmijë që nuk ndjekin shkollën fillore dhe 2,9 milionë kolegjin. Përveç të tjerash, 5,1 milionë fëmijë shkojnë në kopshte duke e çuar në 12,3 milionë numrin e fëmijëve të paarsimuar”, konfirmon raporti.

Kjo shifër përbën rreth 15 për qind të fëmijëve në Lindjen e Mesme në moshën për të ndjekur shkollën dhe parashkollorin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button