UNIFI blen kompaninë e 15-të në botë në fushën e telekomunikacionit
Kompania e shqiptaro-amerikanit Adrian Shatku renditet tashmë mes gjigantëve botërorë në fushën e telekomunikacionit
UNIFI Communications, Inc., kompania amerikane lider në tregun e telekomunikacionit ndërkombëtar, pronë e shqiptaro-amerikanit Adrian Shatku ka blerë 100% të WIS TelecomS.p.A. dhe degën e saj, WIS Telecom S.A., nga LiberoAcquisitionS.a.r.l. Kjo është, një strukturë investuese e Orascom TMT InvestmentsS.àr.l. (“OTMTI”), e zotëruar në pjesën më të madhe nga z. NaguibSawris nga Kajro, Egjipt. Blerja është njoftuar nga mediat më të mëdha ekonomike në botë, të cilat i kanë bërë jehonë kompanisë së shqiptar-amerikanit Shatku.
“Kjo blerje është shume sinergjike,” tha Adrian Shatku, themelues dhe drejtor ekzekutiv i UNIFI, “sepse UNIFI dhe WIS, në thelb, kanë biznese, rrjete, shtrirje gjeografike dhe klientë të ngjashëm. Kombinimi i të dyjave do e shtrijë më tej mbulimin tonë, do të ulë shpenzimet operative dhe do të ofrojë shërbime më cilësore për të gjithë tregun e telefonisë. Në tërësi, kjo do të përshpejtojë rritjen e biznesit tonë.”
Shatku theksoi se kompania WIS renditet e 15ta në botë për sa i përket telekomunikacionit, sipasTelegeography, dhe ofron një portofol të gjerë shërbimesh telefonike, transmetim informacionesh dhe IP të cilat plotësojnë nevojat e operatorëve të telefonisë fikse dhe celulare përmes një rrjeti me mbi 150 operatorë të rëndësishëm celularë dhe telekomunikacioni në 70 shtete. Shërbimet e WIS mbështeten në një rrjet ndërkombëtare telekomunikacioni të lidhur me infrastrukturat informatike më të mëdha në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Hong Kong, Itali, Greqi, Gjermani, Francë dhe Belgjikë.WIS po ashtu zotëron njekabull me fibra optike nënujor mes Italisë dhe Greqisë.
UNIFI Communications, me seli në Manhattan, NY, SHBA, është një kompani ndërkombëtare e telekomunikacionit dhe operator lider i shërbimeve dhe zgjidhjeve për sistemet e komunikacionit. Ajo ofron shërbime tejet konkurruese të terminimit masiv të thirrjeve, partneritete për shërbimet telefonike me parapagesë (branding, marketing dhe shitje të shërbimeve partnere), dhe shërbime për zhvillimin e infrastrukturës së rrjetit.
“Ky transaksion është pjesë e strategjisë tonë për transferimin e aseteve jothelbësore dhe konsolidimit të operacioneve sipas fokusit tonë të ri. Pas bashkimit me Vimplecom, biznesi ynë ka kaluar nga komunikimet zanore dhe celulare, apo operacionet e ngjashme, në teknologjinë dhe shërbimet e internetit,” komentoi zoti NaguibSawiris. Ai shtoi: “Jam i kënaqur që po transferoj pronësinë e WIS te një kompani si UNIFI, e cila do e ndihmojë WIS të arrijë potencialin e plotë duke vazhduar të kujdeset për punonjësit dhe klientët. Shpresoj që marrëdhëniet e biznesit me UNIFI dhe z. Shatku do të vazhdojnë të forcohen edhe me shume ne te ardhmen..”
OTMTI zotëron një numër kompanish kryesore të fushës që shtrihen nga Europa, Azia, Afrika e Veriut dhe deri në Shtetet e Bashkuara. Portofoli i kompanive përfshin infrastrukturën e telekomunikacionit, renë informatike, përmbajtjet dhe shërbimet numerike, zhvillimin e teknologjisë dhe hosting; si edhe, por jo vetëm, OTMT, Supernap, Italia Online, DADA, IntYCascade, dhe WIS.