☁️
Tiranë 10°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
XRP $1.3488 ▲ +1.37% SOL $83.3700 ▲ +0.69%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Bota

Ushtarët sudanezë përdhunojnë 220 femra në Darfur, mes tyre edhe vajza të mitura

Ushtria e Sudanit është vendosur nën akuzë, pasi forcat e armatosura akuzohen për përdhunimin e të paktën 220 grave e vajzave në veri të Darfurit. Në fakt, ngjarja mendohet se ka ndodhur në tetorin e 2013-ës dhe është denoncuar nga organizata “Human Rights Watch”.

Il-Darfur-e-noiNë raportin prej 48 faqesh të “Human Rights Watch”, janë përfshirë dokumente dhe dëshmi që implikojnë ushtarët sudanezë në përdhunimin e qindra femrave në harkun kohor të 36 orëve.

Ushtria e Sudanit ndërmori një operacion tre ditor në Darfur, dhe ushtarët u futën shtëpi më shtëpi duke përdhunuar gratë dhe vajzat, duke u vjedhur sendet me vlerë, e duke arrestuar e vrarë burrat që i kundërshtonin.

Organizata “Human Rights Watch” është informuar nga dy dezertues të ushtrisë, sipas të cilëve, urdhrat për përdhunimin masiv të femrave ishin dhënë nga eprorët e tyre.

Një grua rrëfeu momentet e tmerrit, duke akuzuar ushtarët për përdhunimin e tre vajzave të saj të mitura. “U futën në dhomë dhe pasi na rrahën përdhunuan një nga një të trija vajzat e mia. Pastaj vazhduan edhe me mua.”- u shpreh gruaja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.