☁️
Tiranë 15°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.18 ▲0.29%
ARI 4,586 ▲0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,117 ▼ -2.04% ETH $2,017 ▼ -1.83% XRP $1.3072 ▼ -3.19% SOL $80.4900 ▼ -4.37%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.18 ▲0.29 % ARI 4,586 ▲0.62 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.18 ▲0.29 % ARI 4,586 ▲0.62 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës, faqe e re për industrinë ushtarake shqiptare

Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës (Elbasan), ka përfunduar demontimin e municioneve të fundit jashtë nevojave të Forcave të Armatosura, por puna e kësaj uzine sapo ka filluar, pasi së shpejti pritet të rivihet në punë linja e saj e prodhimit.

Lajmin e dha vetë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ishte në Mjekës ku demontoi personalisht në mënyrë simbolike, fishekët e fundit dhe njoftoi një investim shumë të rëndësishëm në këtë uzinë.

“Sapo demontuam fishekët e fundit të municioneve jashtë nevojave të FA. Një proces i vështirë por i domosdoshëm dhe një proces ku Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës, ka pasur përgjegjësinë kryesore. Mjekësi, sapo e ka përfunduar punën e vet për demontimin e municioneve dhe për ne është shumë e rëndësishme ruajtja e historisë, apo e traditës të industrisë ushtarake të kësaj zone dhe të Mjekësit në veçanti, për ato kapacitete të cilat ka. Jemi në hapat e fundit të konkretizimit të një investimi të konsiderueshëm, me një kompani e cila është lider në Europë për prodhimin e armëve dhe të municioneve, dhe që do të vijë në Mjekës me një investim të konsiderueshëm dhe me mundësinë e jashtëzakonshme për të vazhduar punësimin e dhjetëra familjeve të zonës, por jo vetëm”,- u shpreh ministrja Xhaçka.

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm janë në diskutime konkrete me shumë kompani të cilat janë pjesë e vendeve të NATO-s, për rivitalizimin e uzinës së Mjekësit dhe të ndërmarrjeve të tjera të prodhimit dhe të demontimit të municioneve.

Rivënia në punë e linjës së prodhimit të kësaj uzine, jo vetëm do të hapë një faqe të re për industrinë ushtarake shqiptare, por do të ndikojë edhe në ekonominë e zonës përreth, pasi pritet të krijojë dhjetëra vende të reja pune.

Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës ka qenë ndërmarrja që ka mbajtur peshën kryesore në procesin e demontimit industrial të municioneve të tepërta. Gjatë viteve 2009 – 2017, ka demontuar në total 26 005 ton municione.

Gjithashtu, ministrja Xhaçka ishte edhe në Uzinën Mekanike në Gramsh, ku aktualisht vijon procesi i demontimit industrial të municioneve të tepërta. Kjo ndërmarrje ka për demontim edhe rreth 600 000 kapsolla detonatore, proces që përfundon brenda këtij viti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.