🌤️
Tiranë 3°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,773 ▲ +0.74% ETH $2,005 ▲ +0.7% XRP $1.3368 ▲ +0.59% SOL $82.8000 ▲ +0.12%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

Vajza e Nemtsov: Putin, përgjegjësi politik i vrasjes

Që Boris Nemtsovin nuk e vranë çeçenët e që fajësia për ekzekutimin e liderit opozitar në zemër të Moskës duhet kërkuar tjetërkund, këtë e thonë shumë në Rusi. Por akuza është edhe më e fuqishme, kur drejtohet nga vetë vajza e të ndjerit. Zhanna Nemtsova i tha BBC-së se beson, që politikisht faji i takon presidentit rus.

1426155834zhana-nemtsov“Ai ishte kritiku më i ashpër i Putinit. Ishte lideri më i fuqishëm i opozitës në Rusi. Pas vdekjes së tij, opozita ka mbetur pa kokë dhe të gjithë janë të tmerruar. Nuk ka një figurë tjetër po aq të fortë sa ai, me aq informacion dhe përvojë për t’u bërë ballë pushtetarëve”, tha Zhanna Nemtsova, e bija e Boris Nemtsov.

Analistja 30-vjeçare e tregut të aksioneve, e njëkohësisht prezantuese në një kanal televiziv financiar të Moskës, thotë se nuk është kontaktuar nga hetuesit rusë, pasi “atyre nuk u intereson një hetim i pavarur”.

Zyrtarët ende nuk kanë deklaruar ndonjë motiv për vrasjen e ish-kryeministrit. Politikani veteran liberal u qëllua për vdekje më 27 shkurt, teksa shëtiste me të dashurën, në një urë pranë Kremlinit.

Vladimir Putin nxitoi ta dënonte ashpër vrasjen e të zotohej se ekzekutorët do të gjenden e do të nxirren para drejtësisë. Por njëri nga 5 personat e ndaluar në lidhje me këtë ngjarje, që të gjithë me origjinë çeçene, deklaroi një ditë më parë se “rrëfimi i ishte marrë nën torturë”.

Zaur Dadayev u tha vizitorëve në burg se kishte qëndruar për dy ditë i lidhur me qese në kokë dhe e kishte pranuar vrasjen, vetëm që të lirohej shoku i arrestuar bashkë me të. Pista e ekzekutimit, për shkak të përshëndetjes së karikaturave të “Charlie Hebdo”-së, nuk i bind aspak liderët e tjerë të opozitës ruse, e as të bijën e Nemtsovit, e cila këmbëngul se eliminimi i të atit është i motivuar politikisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.