☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,150 ▲ +0.83% ETH $2,273 ▲ +1.16% XRP $1.2589 ▲ +0.87% SOL $95.6300 ▼ -0.06%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Varrimi i Ratko Mlladiçit me nderime shtetërore, Berisha: Mbështetja e hapur për gjenocidin nga Vuçiç, sfidë ndaj qytetë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sot (8 shtator), pas ceremonisë së varrimit të Ratko Mlladiçit, duke akuzuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç për mbështetje ndaj krimeve të luftës dhe gjenocidit në Bosnje.

Në një postim në Facebook, Berisha e cilëson ceremoninë si një “sfidë ndaj qytetërimit” dhe akuzon Vuçiçin se, përmes nderimeve shtetërore dhe pjesëmarrjes së gjerë në ceremoninë mortore, po dëshmon një qëndrim të rrezikshëm ndaj krimeve të kryera gjatë luftës në Bosnje.

Postimi i Berishës:

“Mbështetja e hapur për gjenocidin nga Vuçiç, sfidë ndaj qytetërimit!

Të dashur miq,

Dje, me urdhër të presidentit të Serbisë së Madhe, Aleksandër Vuçiç, u varros me nderime të larta shtetërore e kishëtare dhe me pjesëmarrjen e mijëra e mijëra qytetarëve monstra e Bosnjës, gjenerali famëkeq Ratko Mladiç.

Me këtë akt të shëmtuar dhe çnjerëzor, presidenti i Serbisë së Madhe, Vuçiç, ish-idthar i flaktë i gjeneralit gjakatar dhe iniciator i nismës “Shtëpia për Ratkon” për ta fshehur atë nga drejtësia ndërkombëtare, dëshmon se për të dhe elitën e Beogradit gjenocidi ndaj një kombi tjetër, krimet e luftës dhe ato kundër njerëzimit janë nder dhe lavdi.

Ky akt është një vrasje dhe masakrim për së dyti i viktimave të Ratko Mlladiçit, është dëshmi e moralit kriminal të nacionalizmit serb dhe një sfidë e hapur për botën e qytetëruar. Gjithashtu, ky akt është dëshmi e pakontestueshme se Serbia e nderimit dhe lavdërimit të gjenocidit më të egër në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore vazhdon të mbetet një kërcënim madhor për fqinjët e saj, paqen dhe stabilitetin në rajon“.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.