🌤️
Tiranë 4°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,835 ▲ +0.86% ETH $2,007 ▲ +0.8% XRP $1.3368 ▲ +0.73% SOL $82.8300 ▲ +0.25%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Vdekja e “Doktor Florit”, Prokuroria hap hetimet për akuzat e familjarëve. Reagon ministri i Shëndetësisë

flori1Prokuroria e Tiranës ka hapur një hetim mbi pretendimet e familjarëve të këngëtarit të njohur si “Doktor Flori” për mungesën e mbërritjes në kohë të ambulancës. Nga ana e saj edhe policia e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje më këtë ngjarje.

Por organi i akuzës së kryeqytetit e ka regjistruar kryesisht procedimin penal për “Mosdhënie të ndihmës së parë”.

Sipas Prokurorisë, procedimi penal parashikohet nga neni, 97 i Kodit Penal për rastin e vdekjes së shtetasit Floran Kondi.

Ndërkohë Urgjenca e Tiranës ka mohuar akuzat për vonesë të mjetit mjekësor transportues, duke saktësuar se ka qenë në banesën e artistit 3 minuta pas raportimit. “Bashkëshortja e Florit njoftoi fillimisht për gjendje të dehur të tij”, – thanë drejtues të Urgjencës.

Hetimet kanë nisur pas deklarimeve të fundit të disa prej familjarëve të këngëtarit të njohur, të cilët pretendojnë se ndihma e mjekëve ka munguar në momentin që bashkëshortja e “Doktor Florit” ka kërkuar.

Mësohet se policia ka marrë dëshminë e familjarëve të artistit të njohur, por edhe të mjekëve të Urgjencës që ishin në turn atë mbrëmje.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar edhe Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ka sqaruar se ambulanca ka qenë në Urgjencë në kohën kur është bërë thirrja telefonike nga të afërmit e Floran Kondit.

“Në radhë të parë, i shpreh ngushëllime familjes për humbjen e të dashurit të tyre, – ka thënë Beqaj. –  Nga të dhëna zyrtare, më rezulton se thirrja telefonike është bërë në orën 10:08. Ndërkohë që në orën 9:40 ka shkuar një grua e re në urgjencë, ku është paraqitur me një fëmijë, duke kërkuar ndihmë për një person që kishte konsumuar alkool.  Ambulanca ka qenë në urgjencë kur është bërë thirrja telefonike. Gruaja e re nuk pranoi të thirrej edhe një punonjës policie, pasi në rastet kur konsumohet alkool, shoqërimi me polic është i detyrueshëm”, – ka theksuar Ministri i Shëndetësisë.

“Doktor Flori” ndërroi jetë një ditë më parë, ku dyshohet që shkak të ketë qenë një overdozë. Ai është përcjellë sot në orën 11:00 në banesën e fundit pas homazheve që iu bënë nga miq, artistë, adhurues të muzikës në hollin e RTSH-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.