Zgjedhjet lokale 2015

Veliaj: Në planin e zhvillimit për Tiranën do të përfshihen edhe periferitë

Erion Veliaj, kandidati i ASHE-së për Tiranën, deklaroi të premten se plani i zhvillimit për kryeqytetin nuk do të lërë pas dore periferitë.

“Plani i zhvillimit i Bashës ishte klientelist, vetëm për leje ndërtimi. Plani ynë i zhvillimit nuk do të jetë vetëm për lejet e ndërtimit, por për zhvillimin e qytetit edhe në periferi, ku investimet janë më të pakta, por mundësitë më të mëdha”, tha Veliaj, i cili premtoi se “në 300 ditët e para do të rikthejmë infrastrukturën në normalitet”.

Në lidhje me ndërtimet në Tiranë, Veliaj shpjegoi: “Kemi mijëra apartamente të pashitura dhe nuk ka sens që në 4 vitet e ardhshme të inkurajohen ndërtime të mëtejshme. Kur të shiten apartamentet e pashitura, do të nisim të konsiderojmë lejet e ndërtimit. Kemi dhe rreth 400 pallate pa hipotekë. Aty ku ndërtuesi nuk kryen kolaudimin, bashkia autorizohet ta bëjë këtë. Lajmi i mirë është se brenda këtij mandati nuk do të ketë asnjë pallat pa hipotekë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button