Zgjedhjet lokale 2015

Veliaj: Nuk e ndryshojnë dot Tiranën ata që e shkatërruan

Kandidati i majtë i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë prezantimit të programit për hapësirat e gjelbra, deklaroi se aktualisht jetojmë në një qytet që është tërë kohën në alarm përsa i përket ndotjes së ajrit.

“Niveli i ndotjes së ajrit është 63.8 mikrogramë për metër kub. Kufiri maksimal i alarmit është 40. Pra, jetojmë në një qytet që është tërë kohën në alarm”, tha Veliaj.

Kandidati i mazhorancës shtoi: “Këta po na thonë: meqë jemi të varfër, jemi edhe të pistë. Të paktën të pastrojnë qytetin tani, që ta dorëzojnë të pastër, por këta nuk ofrojnë gjë tjetër, përveç barcaletave”.

“Këta që e shkatërruan Tiranën, nuk mund ta ndryshojnë atë. Askush nuk kërkon të kthehet atje ku ishte”, tha Veliaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button