Politika

Veliaj: Presidenti të bëjë avokatin për interesin publik

Kreu i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj i është rikthyer Parkut të Liqenit, ku shprehu vendosmërinë e bashkisë për të prishur të gjitha objektet pa leje, duke ia kthyer atë qytetarëve.

“Kemi filluar me rrëzimin e godinave të ndërtuara pa leje, për të vendosur një rregull të ri në qytet, se nuk ndërtohet më pa leje, sidomos në një territor siç është parku publik i Tiranës, i cili shijohet nga të gjithë”, tha Veliaj.

Veliaj i kërkoi mbështetje edhe presidentit që të shprehet pro prishjes së këtyre ndërtimeve në park. “Nuk më rezulton që, në përpjekje të tilla të vijë Presidenti i Republikës apo ata që politikisht përdorin të gjitha kauzat për interesin e vogël të ditës, por që kurrsesi nuk pranojnë të bëjnë avokatine publikut për një interes publik, siç është lirimi i parkut nga të gjitha këto ndërtime pa leje. Si Bashki e Tiranës jemi të përkushtuar që gjatë gjithë muajit maj të pastrojmë parkun nga gjithë ndërtimet pa leje dhe të mos lejojmë më ndërtime të reja”, shtoi kryetari i bashkisë.

Në total, Bashkia Tiranë ka konstatuar rreth 100 ndërtesa pa leje, të pa legalizuara dhe të pa hipotekuara, të cilat në vite kanë zaptuar liqenin dhe kanë shfrytëzuar hapësirat e tij për biznese private.

Ndërtimet pa leje që do të prishen janë kryesisht kafe, parkingje apo lavazhe, të cilat janë ndërtuar pa leje, duke zënë pa të drejtë hapësirat e Parkut të Liqenit Artificial. Aksioni i nisur do të vazhdojë dhe në ditët në vijim, deri sa i gjithë territori i Parkut të pastrohet nga çdo objekt dhe ndërhyrje e paligjshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button