Politika

Veliaj: Standard i ri pune në kryeqytet

Veliaj, në një konferencë për celebrimin e 1-vjetorit të marrjes së detyrës si kryetar i Bashkisë së Tiranës, theksoi se është vendosur një standard i ri pune në kryeqytet.

“Kemi punuar në trotuare, kanalizime dhe në shumë gjëra që në dukje janë banale, por që shkaktonin stres te qytetari”, deklaroi kryebashkiaku.

Por, Veliaj shtoi se duhet që edhe njerëzit të ndërgjegjësohen që të mos e ndosin vendin ku jetojnë.

“Kemi parë njerëz shumë patriotë në periudhën e Evropianit, por patriotizmi nuk tregohet nëpër rrjetet sociale, por duke mos bërë pis atdheun”, tha Veliaj.

“Vitin tjetër, do të punojmë fort në mënyrë që të krenohemi se kemi qytetin më të pastër në Ballkan”, tha Veliaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button