Zgjedhjet lokale 2015

Veliaj takim me Moisiun dhe Majkon: Ide për qytetin e punën që na pret

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me ish-presidentin Alfred Moisiu. Në takim ishte I pranishëm edhe deputeti socialist, Pandeli Majko.

Veliaj në një postim në rrjetin social ”Facebook”, thekson se, në këtë takim u hodhën ide për qytetin dhe për punën në të ardhmen.

“Presidenti im! Me Alfred Moisiun dhe Pandin, kujtime për familjet tona ushtarake, ide për qytetin e punën që na pret”, shkruan Veliaj në postimin e tij. Erion Veliaj që aktualisht mban ende postin e Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë është kandidati i Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 21 qershorit, përballë kandiatit të PD-së, mjekut Halim Kosova.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button