Vendet e G20-s angazhohen për riforcimin e bashkëpunimit kundër financimit të terrorizmit
Ministrat e Financave dhe guvernatorët e Bankave Qendrore të G20-s të mbledhur në Stamboll premtuan se do të riforcojnë bashkëpunimin mes tyre për të luftuar kundër terrorizmit, sipas komunikatës përfundimtare.
”Ministrat e Financave dhe guvernatorët e Bankave Qendrore të G20-s u bënë thirrje të gjitha vendeve të përshpejtojnë dakordësinë e tyre me normat ndërkombëtare, veçanërisht përsa i përket shkëmbimit të informacioneve dhe ngrirjes të të ardhurave të terroristëve”, vijon teksti.
Ministrat u shprehën gjithashtu për një riforcim të transparencës të sistemeve të pagesave me qëllim për të reduktuar rreziqet për mashtrim për shkaqe të financimit të terrorizmit dhe pastrimit të parave.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.