Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 15 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 105.48 ▼0.33%
ARI 4,333 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $75,490 ▼ -4.19% ETH $2,394 ▼ -6.11% XRP $1.2787 ▼ -11.5% SOL $96.7400 ▼ -6.33%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 105.48 ▼0.33 % ARI 4,333 ▲0.01 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 105.48 ▼0.33 % ARI 4,333 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
15 Sht 2026
Breaking
Kosova

Vendimi i madh nesër, dy orë në dispozicion për shpalljen e aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së

Pas disa vitesh proces gjyqësor në Hagë, nesër do të shpallet aktgjykimi në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se seanca për shpalljen e aktgjykimit do të mbahet të mërkurën, më 16 shtator, në selinë e gjykatës në Hagë.

Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe, sipas njoftimit zyrtar, është paraparë të zgjasë deri në orën 12:00.

Aktgjykimi që do të shpallet nesër vjen pas përfundimit të një procesi të gjatë gjyqësor, në të cilin janë dëgjuar dëshmitarë dhe janë shqyrtuar një numër i madh provash të paraqitura nga palët.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi përballen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Aktakuza përfshin pretendime për përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë, si dhe akuza për arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje.

Sipas aktakuzës, krimet e pretenduara lidhen me periudhën e viteve 1998 dhe 1999 dhe me disa lokacione në Kosovë, si dhe në veri të Shqipërisë. Pretendimet e aktakuzës nuk përbëjnë konstatime përfundimtare të gjykatës.

Viktimat e pretenduara përfshijnë serbë, romë dhe shqiptarë që konsideroheshin kundërshtarë të UÇK-së.

Në proces janë përfshirë 156 viktima.

Procesi gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së nisi në prill të vitit 2023. Prokuroria pretendon se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, që synonte marrjen dhe ushtrimin e kontrollit mbi Kosovën, përfshirë përmes frikësimit, keqtrajtimit, dhunës dhe largimit të atyre që konsideroheshin kundërshtarë.

Gjatë këtij procesi, Prokuroria e Specializuar paraqiti pretendimet e saj, ndërsa më pas dëshmitë dhe argumentet u paraqitën edhe nga Mbrojtja e Viktimave dhe ekipet mbrojtëse të të akuzuarve.

Gjatë procesit, 134 dëshmitarë dëshmuan në sallën e gjyqit: 125 të thirrur nga Prokuroria, dy nga përfaqësuesi i viktimave dhe shtatë nga mbrojtja.

Në fund, Prokuroria kërkoi që të katërt të shpallen fajtorë në të gjitha pikat e aktakuzës dhe të dënohen me nga 45 vjet burgim.

Mbrojtja kërkoi pafajësi.

Në muajt e fundit, trupi gjykues është marrë me shqyrtimin dhe vlerësimin e materialit të mbledhur gjatë procesit, para se të caktohej data për shpalljen e vendimit.

Interesi për seancën e nesërme është i madh edhe në Kosovë. Seanca do të jetë e qasshme edhe përmes transmetimit online të Dhomave të Specializuara, duke mundësuar ndjekjen e shpalljes së aktgjykimit nga Kosova dhe jashtë saj.

Vendimi i nesërm do të jetë aktgjykimi i shkallës së parë në këtë çështje. Pas shpalljes së tij, palët kanë të drejtë të përdorin mjetet juridike të parapara me procedurat e Dhomave të Specializuara.

Vëmendja tashmë është përqendruar te seanca e 16 shtatorit, kur pas një procesi të gjatë gjyqësor do të bëhet publik vendimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.