Verbëria!
Prej tre muajsh Parlamenti i Shqiperisë ka humbur normalitetin, sot ai la pas shpinë edhe dinjitetin.
Kuvendi nuk është pronë e Partisë Socialiste, as e pushtetit as e gardës së Republikes por Institucioni më i lartë i saj shprehje e vullnetit qytetar. Sot për një kohë të gjatë edhe pse Zevendes Kryetar i Kuvendit përfaqesues i Opozites nuk u lejova të futem në ambientet e mia të punes , dhe si unë shumë deputet të tjerë të opozites ndonẽse ndaj nesh nuk kishte asnjë masë ndeshkuese.
Garda kujdesej me një gjuhe shenjash ti udhehiqte koleget socialist të hynin në kater dyert anësore duke bërë ndarjen “tanët” dhe “ata”.
Per ata që nuk e dinë “gardat pretorianë” ruanin nderin e shteteve ndersa garda politike po e çnderon shtetin. Gramoz i gardes mesoje këtë nëse të mbetet pak kohë nga tenderat.
Opozita po bën betejen e saj për të drejta kushtetuese, të drejta keto që po nëperkemben dhe shtypen me thundra gardistesh. Sot me njẽ akt tẽ papreçedente kjo mazhorancẽ kaq e akuzuar e kaq e venitur me njẽ akt tẽ pashembullt votoi pẽr asgjesimin e Opozites nẽ Parlament. Rregullorja e votuar sot praktikisht tenton thyerjen e Opozites. Do doja që sallen e kuvendit ta shfrytezoja per dimensionin e fjales dhe argumentit, por fjala pa garanci kushtetuese është fasadë. Protesta kerkon normalitet ndersa “normaliteti” pa rregulla është xhungel. Ambasada e SHBA-ve , e Anglisë, ato të BE duhet ti vinë në ndihmë jo Opozites por Shqiperisë qe ajo të mos humbasë standartet demokratike , të drejtat kushtetuese. Konceptim e opozites prej tyre e fituam. Me ta duhet ta mbrojmë. Ne jemi në NATO dhe aspirojme BE-në me të drejta të plota. Nuk mund të rrimë aty dhe as të shkojme atje me një opozitë jashtë ligjit. Opozita dhe opozitarizmi nuk janë çeshtje individuale, janë shumë me teper se kaq janë thelb i demokracisë, ambasadoret e nderuar po bëhen deshmitarë të një vdekjeje të paralajmeruar.
Shumë gazetarë pyesin, qytetarë gjithashtu, hë çdo bëni tani, po më pas, me një kersheri feminore në raportme premtimet e patetikes politike. E kam një pergjigje per të gjithe, kudo ka ndodhur , në Shqiperi shumë më teper që arsyeja është mbytur nga forca ndersa kujtimi i së drejtes na ka dhënë forcë të ngrihemi në vitin 1990. Perseri mund të ndodhe e perseri mund të gremisimi.
I kujtoj Kryeministrit të vëndit Edi Rames një sërë artikujsh që ai botonte tek gazeta “Koha jonë” në vitet 1992-97 në kerkim të një demokracie liberale, të rregullave demokratike, kunder depersonalizimit të politikes dhe dominimit të individit dhe jam i sigurtë që nëse e bën , nese aso kohe ishte i vertete dhe ne paqe me veten, do ta thyente pasqyren e kesaj dite të shemtuar, do ta griste portretin e dhunes gardiste, rregulloren që asgjeson opoziten.
Po Kryeministri duket s’ka kohë ti rikthehet vetvetes. Deputetët e Kosovës votuan kundër atonomisë së tyre në vitin 1990 por ishin të rrethuar nga tanket e Milosheviçit. E korigjuan në Kaçanik sa gjeten pak liri po këta tonet sot pse votuan kundër vetvetes, kundër pluralizmit dhe të një Shqipërie normale. Kjo është verberi do thoshte Saramango.