Kosova
Veseli: Lirimi i Ramushit, lajm i gëzueshëm që e prisnim të gjithë
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas lirimit të Ramush Haradinajt ka shkruar në Facebook se vendimi i Gjykatës në Colmar të Francës për lirimin e Haradinajt është lajm i gëzueshëm, të cilin të gjithë e kanë pritur të ndodhë.
“Ndalimi i tij, mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, ishte i papranueshëm dhe raste të tilla nuk duhet të përsëriten më. Z. Haradinaj i uroj kthim të mbarë në familje dhe vendin e tij”- ka shkruar tutje Veseli në Facebook.