Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 20 March 2026
S&P 500 6,545 ▼0.92%
DOW 45,765 ▼0.56%
NASDAQ 21,814 ▼1.25%
NAFTA 95.48 ▼0.07%
ARI 4,619 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $69,682 ▲ +0.48% ETH $2,123 ▲ +0.11% XRP $1.4370 ▼ -0.64% SOL $88.6400 ▲ +0.88%
S&P 500 6,545 ▼0.92 % DOW 45,765 ▼0.56 % NASDAQ 21,814 ▼1.25 % NAFTA 95.48 ▼0.07 % ARI 4,619 ▲0.28 % S&P 500 6,545 ▼0.92 % DOW 45,765 ▼0.56 % NASDAQ 21,814 ▼1.25 % NAFTA 95.48 ▼0.07 % ARI 4,619 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Vetting-u, Totozani: Plotësojnë kriteret 84 kandidatë

Avokati i Popullit, Igli Totozani, me anë të një deklarate nga ambientet e institucionit lidhur me procesin e vlerësimit të dokumentacionit plotësues të dosjeve të kandidatëve aplikantë për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, njoftoi se kalojnë 84 kandidatë.

Për 27 vendet në organet e vetting-ut kishin aplikuar 193 kandidatë.

Avokati i Popullit tha se listat e kandidatëve mund të gjenden në faqen e Avokatit të Popullit. “Dëshiroj të bëj edhe një sqarim teknik. Nëse në insitucion, gjatë këtyre ditëve, do të mbërrijnë zarfe me dokumenta kandidatësh, që mbajnë vulën e postës me datën e dorëzimit brenda 27 Marsit, (që është edhe afati ligjor i pranimit të tyre), këto dokumenta do të konsiderohen të vlefshme, si dhe do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit nga ana jonë, së bashku me ekspertët e ONM-së. Aktualisht i kemi dorëzuar ONM-së: Listën me emrat e kandidatëve, të cilët i kanë plotësuar kriteret formale; Listën e kandidatëve, që NUK i kanë plotësuar kriteret formale sipas ligjit; Procesverbalin e dorëzimit të dosjeve; Letrën përcjellëse të dokumentacionit drejtuar znj. Genoveva Ruiz Calavera, kryetare e Bordit te ONM-së. Sikundër edhe herën e parë, edhe në këtë fazë puna e ekspertëve të institucionit u realizua me korrektesë dhe përkushtim. Gjatë ditëve të pranimit të dokumentacionit ata kontaktuan me e-maile të personalizuar, si dhe në telefon me 164 aplikantët, që nuk plotësuan kriteret formale gjatë fazës së parë, duke i vënë në dijeni, në mënyrë të detajuar për dokumentacionin që u mungonte. Gjithashtu, kandidatët janë asistuar gjatë gjithë kohës, për dorëzimin e dokumentacionit të duhur. Më lejoni të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë dhe shumë të sinqertë për ndihmën dhe mbështetjen e ekspertëve të ONM-së,  të  cilët kanë punuar me profesionalizëm dhe korrektesë të jashtëzakonshme, duke përmbyllur me sukses të plotë, këtë punë voluminoze dhe tejet të rëndësishme për të gjithë ne”, tha Totozani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.