Politika

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Londër jehonë në mediat britanike/ Kritikat për çështjen e emigrantëve “pushtojnë” faqet e para

Në një intervistë dhënë emisionit Today në BBC Radio 4, të përcjellë edhe nga the Guardian, Rama tregoi se dhe komentet e Bravermanit vitin e kaluar për “kriminelët shqiptarë” që kaluan me varka të vogla në Kanalin e LaManshit, mund të konsiderohen në vërtetë një krim.

Dy mediat Huffington Post dhe The Guardian kanë cilësuar pikërisht fjalën “e turpshme”, me të cilin kryeministri Rama iu drejtua sekretares Baverman, për gjuhën e saj ndaj emigrantëve.

Huffington Post

Suella Braverman është quajtur “e turpshme” nga kryeministri shqiptar për gjuhën ndaj emigrantëve. Sekretarja e Brendshme është kritikuar ashpër nga kryeministri shqiptar për gjuhën që ka përdorur për vendin.

Huffington Post ka vënë në dukje fjalët e Ramës drejtuar marrëdhënieve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë ku sipas tij kishin arritur “një pikë shumë të ulët” të cilën ai shpresonte ta përmirësonte.

“Ne e kemi parë veten dhe komunitetin tonë duke u veçuar në këtë vend për qëllimet e politikës. Ka qenë një moment shumë i turpshëm për politikën britanike. E kam fjalën pikërisht për atë që është folur për anëtarët e kabinetit duke filluar nga sekretari i brendshëm. Dua të them pikërisht atë që është zhvilluar si një veçim i një komuniteti të tërë që nuk është diçka që ju bëni në qytetërimin tonë dhe diçka që nuk përfaqëson fare Britaninë. Ne refuzojmë të kemi këtë përzierje mes disa kriminelëve dhe shqiptarëve si të tillë. Dhënia e një vule etnike krimit është në vetvete një krim. Kjo ka qenë një pikë shumë e ulët në marrëdhëniet tona”.

The Guardian

Kryeministri shqiptar reagoi për mënyrën  “turpshme” që emigrantët nga vendi i tij janë veçuar nga Suella Braverman. Rama tha megjithatë se ai beson se Sunak i ka vendosur marrëdhëniet në një rrugë të re drejt bashkëpunimit për çështjet që i shqetësojnë të dy.

“Nga ana tjetër jam shumë i kënaqur me kryeministrin tuaj. Ne kemi vendosur një rrugë të qartë për të trajtuar së bashku çdo gjë që duhet të përjashtohet nga marrëdhëniet tona dhe nga bota jonë e ligjit dhe drejtësisë, por në të njëjtën kohë duke u siguruar që disa mollë të kalbura nuk do të përcaktojnë komunitetin shqiptar këtu dhe marrëdhëniet tona”.

Daily Mail:

“Shqiptarët nuk janë vetëm për varkat”, Kryeministri i shtetit të Ballkanit Edi Rama kritikon Sekretaren e Brendshme Suella Braverman për komentet e saj për emigrantët dhe deklaroi se “drunjtë e shtrembër” nuk duhet të përcaktojnë pikëpamjen e bashkatdhetarëve të tij.

Ky është titulli që Daily Mail i ka kushtuar kryeministrit, ndërsa vë në dukje kritikat e Ramës ndaj komenteve për emigrantët nga Sekretarja e Brendshme Suella Braverman.

Përveç fjalëve drejtuar politikës britanike, media cilësoi fjalët e Ramës ku thotë që shqiptarët nuk emigrojnë vetëm për varkat apo për t’iu bashkuar krimit.

“Ne gjithmonë do të refuzojmë të kemi këtë përzierje mes disa kriminelëve dhe shqiptarëve si të tillë, sepse dhënia e një vule etnike krimit në vetvete është krim. Ne jemi këtu si një komunitet i rëndësishëm dhe ne jemi këtu duke vozitur, duke ndërtuar, duke gatuar dhe madje duke kënduar për ju djema. Nuk ka të bëjë vetëm me varkat, ka të bëjë me një çështje komplekse që ka të bëjë, natyrisht, me ambicien dhe nevojën e njerëzve në pjesën tonë të botës për të arritur në vende ku ata e imagjinojnë të ardhmen e tyre të jetë më shumë në duart e tyre dhe më shpejt”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button