☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.90 ▼2.45%
ARI 4,785 ▲2.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,200 ▲ +0.07% ETH $2,144 ▲ +1.81% XRP $1.3482 ▲ +0.22% SOL $82.7100 ▼ -0.45%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.90 ▼2.45 % ARI 4,785 ▲2.28 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.90 ▼2.45 % ARI 4,785 ▲2.28 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kosova

Vizita skandaloze e Kurz në Prishtinë, flet edhe kundër ushtrisë

Kancelari austriak ka realizuar një vizitë skandaloze në Prishtinë. Ai ka folur për ndryshim kufijsh, ka dhënë lajme të këqija për vizat, ndërkohë që ka paralajmëruar edhe kundër ushtrisë së Kosovës. Me gjasë edhe zyrtarët rusë, Putin dhe Lavrov, po të vinin në Prishtinë nuk do të mund të flisnin më keq.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, në Prishtinë ka treguar qëndrimet e shtetit të tij rreth secilës çështje nëpër të cilën po kalon Kosova. Ka folur për liberalizimin e vizave, për dialogun me Serbinë dhe idenë e korrigjimit të kufijve. Po ashtu, Kurz bëri të ditur qëndrimin e Austrisë rreth krijimit të ushtrisë.

Kurz, sot pas takimit me presidentin Hashim Thaçi ka thënë se vendi i tij është skeptik sa i përket transformimit të FSK-së në ushtri.

“Sa i përket ushtrisë së Kosovës jemi skeptikë. Presim që këtu të ketë një dialog të rregullt më të gjithë partnerët ndërkombëtarë sepse ka shumë nevojë për më shumë kujdes”, është shprehur kancelari austriak.

“Presim që në rajon të merren masa që ofrojnë më shumë stabilitet dhe jo që çojnë në destabilizim”, ka shtuar ai.

Kurz tregoi se Austria e përkrah heqjen e vizave për Kosovën por tha se ka shumë vende skeptike kundër.  Ai, po ashtu, tha se mbështet pa kushte secilën marrëveshje që e arrin Kosova me Serbinë, edhe nëse në të hyn korrigjimi i kufijve apo këmbimi i territoreve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.