Ekonomia

Vjedhja e BSH, Braçe: Guvernatori ka gënjyer në Komisionin e Ekonomisë

 Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Barçe në një reagim sot lidhur me vjedhjen në Bankën e Shqipërisë akuzon guvernatorin e kësaj banke se ka gënjyer në Komisionin e Ekonomisë, në mbledhjen me dyer të mbyllura në Kuvend  të zhvilluar një muaj më parë. 

erion_brace

“Guvernatori i Bankës së Shqipërisë na paska gënjyer, mua si kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe të gjithë deputetet e Komisionit te Ekonomise qe e degjuam te deshmonte ne seancen me dyer të mbyllura në Kuvend një muaj më parë. Deputeti Ervin Koci e pyeti guvernatorin nëse ishte bërë vit për vit për efekt edhe të bilancit të Bankës, inventarizimi fizik i vlerave monetare të administruara në arrkat e vjedhura.

Guvernatori ju përgjigj se ky inventar është bërë por sipas standardeve të reja të BQE, inventari bëhet me zgjedhje në 5% të arkave, kjo është edhe arsyeja pse nuk janë zbuluar më parë arkat e vjedhura. Deputeti insistoi i habitur se si mund të bëhet bilanci e të certifikohet pa u bërë inventari fizik dhe Guvernatori serish insitoi se kjo është tani praktika evropiane e inventarizimit për shkak të volumit të madh”- shkruan Braçe. 

Ai sqaron se FMN i kishte rekomanduar Bankës së Shqipërisë që të ngrihej auditi në maj të 2006 ndërsa inspektori i bankës e ka kërkuar auditin nga viti 2010. Deputeti thekson se nuk është marrë parasysh rekomandimi i FMN-së as nga Guvernatori dhe as nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës. 

“Dy gjëra të rënda dhe Dy të Vërteta!! Dy lajme kanë gazetat sot lidhur me Bankën e Shqipërisë:I pari,Banka e Shqipërisë ka krijuar Komitetin e Auditit me anëtarë të Këshillit që nuk janë në ekzekutivin e Bankës.E vërteta e parë, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rekomanduar që në maj 2006 ngritjen e një komiteti të auditit në Bankën e Shqipërisë për të forcuar kraun e kontrollit të brendshëm e të jashtëm në bankë; Inspektori i Përgjithshëm i Bankës se Shqipërisë, në referencë të këtij rekomandimi të Fondit, Ndërkombëtar çdo raport nga viti 2010 ka kërkuar ngritjen e komitetit të auditit në Bankën e Shqipërisë. 

Pooor,në asnjë vit nga ai 2006 kur është bërë rekomandimi e deri dje kur është zyrtarizuar vendimi, guvernatori e Këshilli Mbikqyrës nuk e morën në konsideratë këtë rekomandim. Kjo është e vërteta dhe ngarkon me pergjegjësi Guvernatorin dhe Këshillin Mbikqyres të Bankës”- shkruan Barçe.

Më tej ai thekson se Prokuroria ka urdhëruar arrestimin e7 punonjësve të tjerë të Bankës së Shqipërisë, të gjithë inventarizues të vlerave monetare në disponim në objektin dhe arkat e vjedhura. Ai shprehet se 7 punonjësit akuzohen se nuk kanë bërë invetarizimin fizik te kolive sipas një rregulloreje për këtë proces të vitit 2006. Nderkohe sipas deputetit Braçe, guvernatori Fullani ne Komisionin e Ekonomise ka deklaruar se inventarizimi eshte kryer. 

“Prokuroria ka urdhëruar arrestimin e 7 punonjësve të tjerë të Bankës së Shqipërisë, të gjithë inventarizues të vlerave monetare në disponim në objektin dhe arkat e vjedhura. Prokuroria i akuzon ata se nuk kanë bërë invetarizimin fizik te kolive sipas një rregulloreje për këtë proce të vitit 2006. Sot,Prokuroria paska zbuluar se një rregullore e vitit 2006 paska sanksionuar inventarizimin fizik të çdo kolie me para dhe referuar kolive të shqyera thotë se ato kanë qenë lehtësisht të dallueshme nga çdo inventarizues. Për këtë arsye të shtatë janë arrestuar!!Pra,Guvernatori ka gënjyer në Kuvend!!Tjetër faj i rëndë ky!!”- shkruan Braçe. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button