Zgjedhjet lokale 2015

Vlora e turizmit gjithëvjetor e Dritan Lelit

“Do ta bëjmë Vlorën, ku turistët e vizitorët që vijnë, të kthehen sërish vitin tjetër dhe në vazhdim”. Ky ka qenë një nga premtimet e artikuluara më shpesh, një nga shtyllat e programit të Dritan Lelit, kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Vlorës, që ai e ka prezantuar në takimet e realizuara gjatë këtyre javëve me elektoratin. Por edhe në komunikimet përmes spektrit mediatik, të shkruar dhe viziv.

Në konceptin e Lelit, turizmi i qëndrueshëm, përbën edhe çelësin e zhvillimit të Vlorës, e cila tashmë do të fubnksionojë si një bashki me territor shumë më të gjerë dhe me resurse më të shumta dhe shumëdimensionale, krahasuar me më parë. Kjo, sipas tij, do të thotë se, orientimi dhe profili i Vlorës duhet të kenë si pikësynim turizmin, të gjitha shërbimet që lidhen me të, që nisin dhe përfshijnë hallkat e prodhimit bujqësor dhe blegtoral, kapacitetet njerëzore, rrjetin e tregtisë dhe të shërbimeve.

leli1Vlora është epiqendra e isopolifonisë, e kësaj pasurie të trashëgimisë botërore e vlerësuar si e tillë dhe e marrë nën kujdesin e UNESCO-s. Vlora ka dhjetra monumente kulturore, historike e natyrore, disa prej të cilave janë unikale në llojin dhe profilin e tyre. Vlora ka një kështjellë me një histori të pasur, siç është ajo e Kaninës, ka një objekt të rrallë siç është Manastiri i Zvërnecit, ka qytezën antike të Orikumit, ende e pazbuluar plotësisht dhe e pashfrytëzuar, ka Muzeun e Pavarësisë, Muzeun Etnografik dhe atë historik ku “flenë” vlera të jashtëzakonshme, ka dhjetra monumente natyrore nga Novosela, në Karaburun e Llogora. Me gjeografinë e re të territorit të vet, Vlora ka një bregdet të mrekullueshëm e të thyer ranor e shkëmbor, hapësira pyjore pa fund, kapcitete bujqësore e blegtorale, ka një rrjet hotelerik, tregtar e shërbimesh, restorantesh, të nivelit më të përparuar bashkëkohor, ka tre universitete publike e private, që mund të shfrytëzohen për kapacitetet e tyre  akademike.

Dritan Leli (1) Por, mbi të gjitha, ka kapacitetet njerëzore, të rinj e të reja, specialistë me përvojë, që kanë dëshirë dhe mundësi për t’u ingranuar në sistemin e vënies në funksion të vlerave që ka Vlora.

Të gjitha këto përbëjnë mundësi, përbëjnë optimizëm se, gjithçka mund të ndryshojë, mund të vihet në një rrugë tjetër, në rrugën e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe me impakt për masën e gjerë të qytetarëve, kudo ata banojnë, në Vlorë apo në rrethina, në qendrën urbane apo zonat rurale. Tashmë të gjithë këta banorë do të quhen qytetarë të Vlorës, sepse bashkia e Re është për të gjithë ata. Do të konsiderohet njëlloj në staturë, qytetari i Sheshit të Flamurit, i Skelës, i lagjeve “10 Korriku”, “1 Maji”, “24 Maji”, “15 Tetori”, “Lirim”, me atë të Orikumit, Dukatit, Tragjasit, Novoselës, Llakatundit.

Dritan Leli  Të gjithë ata që banojnë në territorin e Bashkisë së madhe të Vlorës, do të kenë njëlloj të drejtat, ashtu si edhe detyrimet e tyre. Do të jenë pjesë e një njësie territoriale, pjesë e mundësive ekonomike, e resurseve njerëzore e natyrore, e një mjedisi urban të rikonceptuar, e një vije bregdetare funksionale dhe estetikisht të ndryshme. Pavarësisht se ku jetojnë, ata do të ingranohen njëlloj në zhvillimin ekonomik të Bashkisë së tyre, sepse ajo do të jetë një. Pavarësisht se cili do të jetë aktiviteti i tyre i përditshëm, të gjithë qytetarët e Vlorës do të jenë njëlloj përfitues. Përfitues të të mirave materiale, të investimeve, të të ardhurave që do të krijohen nga një ekonomi që do të jetë dhe orientohet tërësisht, në funksion të turizmit.

Sepse, fermerët e Novoselës, Llakatundit, Dukatit, Shashicës, prodhimet e tyre do t’i çojnë në një treg të unifikuar, modern dhe në përshtatje me standardet më të mira të kohës, ndërkohë që ky i fundit, do të jetë çelësi për të vijuar me pjesën tjetër të sistemit të tregtimit dhe konsumit, deri tek qytetari i qendrës urbane, tek restoranti, tek operatori turistik, tek vetë turistët.

Por, për të bërë këtë gjë, do të duhet infrastrukturë rrugore e përmirësuar dhe e unifikuar sipas nevojave e kërkesave të kohës, do të duhet mbështetje për bujqësinë, me investime dhe skema subvecionesh, do të duhet ndërtimi i një mekanizmi efikas që të funksionojë në çdo hallkë të tij.

Të gjitha këto kanë qenë pjesë e fushatës së Dritan Lelit, gjatë këtyre javëve, ku ai ka argumentuar se i disponon këto vlera. Ai i ka manifestuar dhe shpalosur ato gjatë takimeve me elektoratin, ku ka argumentuar gjithashtu se, duhet dhe mund të marrë përgjegjësi, për të projektuar një Vlorë të dekadave të ardhshme, dinjitoze për qytetarët e saj.

Dhe, gjatë këtyre takimeve, ai prezantoi projekte konkrete e me burime financimi, të mbështetura nga Qeveria. Por, për zbatimin e tyre shtroi edhe nevojën dhe rikonfirmoi atë element të domosdoshëm, vendimmarrjen, pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në procesin e marrjes së vendimeve që kanë të bëjnë me mjedisin ku ata jetojnë e punojnë.

Ky projekt unikal për Shqipërinë, do të funksionojë përmes 10 pikave që do të ngrihen gjatë vitit të marë të mandatit dhe ku, vetë sistemi do të parandalojë pjesëmarrrjen në këtë proces të personave që, sipas rregjistrit të gjendjes civile, nuk janë qytetarë të Bashkisë së Vlorës. Kjo është oferta e kandidatit të ASHE për Bashkinë e Vlorës, Dritan Leli, e cila, sipas tij, është mundësia për një Vlorë ku të gjithë të ndihen pjesë e hapësirës së përbashkët, ku, ata që vijnë të përjetojnë ndjesinë e kthimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button