☁️
Tiranë 7°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.88 ▼1.12%
ARI 4,123 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,792 ▼ -0.3% ETH $2,123 ▼ -0.96% XRP $1.0959 ▼ -1.22% SOL $86.1200 ▼ -1.72%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.88 ▼1.12 % ARI 4,123 ▲0.2 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.88 ▼1.12 % ARI 4,123 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Vrasja e Fatbardh Licit, kalon për gjykim dosja ndaj Safet Bajrit dhe të tjerëve

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen ndaj të akuzuarve për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër. Të pandehur në këtë proces janë Safet Bajri, Astmer Bilali, Behar Bajri dhe Eria Ago.

Sipas SPAK, vrasja e Licit është kryer për hakmarrje nga Safet Rustemi (Bajri), Behar Brajoviq dhe Astmer Bilali, ndërsa ndihmëse e tyre ka qenë edhe Eria Ago, ish-partnere e Safet Bajrit. Ata akuzohen zyrtarisht për “vrasje meparamendim” për hakmarrje, “grup të strukturuar kriminal”, “kryerje të vepravenga organizata dhe grupi kriminal” dhe “armëmbajtje pa leje”. Ndërsa e pandehura Eria Ago, akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit”.

Hetimi i SPAK, i ndihmuar edhe të dhënat e SKY ECC të sjella nga agjencitë partnere, ka zbuluar se vrasja e Fatbardh Licit ka qenë një nga ngjarjet kriminale të ndodhur në një zinxhir krimesh mes familjes Bajri dhe Lici në qytetin verior, konflikte që, sipas Prokurorisë së Posaçme, janë lidhur me kontrollin e territorit të qytetit të Shkodrës.

SPAK pretendon se ekzekutimi i Licit ka ardhur si përgjigje ndaj vrasjes së Boran Bërçanës dhe bashkëshortes së tij, Silvi Ndoci në korrik 2018 në Shkodër, ngjarje që i pandehuri Behar Brajoviq ia ka atribuar Ibrahim Licit, nipit të Fatbardh Licit.

Në shenjë hakmarrjeje, të pandehurit kanë organizuar dhe vënë në zbatim planin për vrasjen e Fatbardh Licit më 10 gusht 2018 në Shkodër. Ata kanë ditur orën se kur Fatbardh Lici shkonte për kafe tek lokali me qira i të vëllait, Sokol Lici.

Sipas SPAK, Safet Bajri (Rustemi) dhe Astmer Bilali janë afruar përmes një automjeti “Mercedes” të vjedhur. Nga dera e pasagjerit ka zbritur i pandehuri Astmer Bilali, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Fatbardh Licit, duke e lënë atë të vdekur. Mjeti është djegur më pas në zonën e Dobraçit.

Referuar hetimit të SPAK, pas krimit Safet Rustemi ka qëndruar në Shkodër, ndërsa Bilali është larguar drejt Tiranës së bashku me të pandehurën Eria Ago, që rezulton të ketë përkrahur autorët pas kryerjes së vrasjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.