☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 16 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,170 ▲ +0.19% ETH $1,886 ▲ +0.17% XRP $0.9993 ▼ -0.12% SOL $75.1800 ▼ -0.44%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
16 Aug 2026
Breaking
Kosova

Albanians for America përgëzon Kosovën për zgjedhjet, bën thirrje për formim të shpejtë institucionesh

Organizata Albanians for America ka përgëzuar qytetarët e Kosovës, institucionet përgjegjëse dhe subjektet politike për zhvillimin e zgjedhjeve të fundit, duke vlerësuar procesin si demokratik, paqësor dhe të rregullt.

Në një deklaratë publike, organizata thekson se zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës dëshmuan “pjekurinë demokratike” të qytetarëve, të cilët, sipas saj, shprehën lirshëm vullnetin e tyre në përputhje me standardet demokratike ndërkombëtare.

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, Albanians for America u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të tregojnë përgjegjësi shtetërore dhe të angazhohen në dialog konstruktiv dhe kompromis për formimin e institucioneve të reja.

Në deklaratë theksohet se Kosova ka nevojë për institucione funksionale, zgjedhjen në kohë të presidentit dhe një qeveri stabile që do të forcojë demokracinë, zhvillimin ekonomik dhe subjektivitetin ndërkombëtar të vendit.

Po ashtu, organizata nënvizon rëndësinë e vazhdimit të rrugëtimit euroatlantik dhe integrimit të Kosovës në strukturat ndërkombëtare, duke theksuar se stabiliteti politik është kusht për progres afatgjatë.

Albanians for America ka ritheksuar se do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe aspiratat e saj euroatlantike, duke e parë të ardhmen e vendit të ndërtuar mbi demokraci, partneritet dhe unitet shtetëror.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.