☁️
Tiranë 13°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,862 ▲ +0.08% ETH $2,232 ▼ -0.07% XRP $1.1547 ▼ -0.65% SOL $89.4700 ▼ -0.23%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Vrasja e Rexhep Ismailit në Sarandë, vetëdorëzohet i riu që u plagos në vendngjarje (EMRI)

Është vetëdorëzuar para 3 orësh një nga të rinjtë që mori pjesë në sherrin e dhunshëm në Gjashtë të Sarandës, që përfundoi me vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili. Ai është Kostandin Vogli, 31 vjeç, banues në Shën Vasil të Himarës.

Vogli është transportuar drejt spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë, pasi rezultonte me një plagë me armë zjarri në këmbë. Gjatë qëndrimit në spitalin e Sarandës, Vogli është marrë në pyetje nga prokurorja e çështjes, ndërkohë që pritet të transferohet drejt Spitalit të Vlorës për mjekim më të specializuar, por edhe për çështje sigurie.

Kostandin Vogli dyshohet të jetë personi që kishte konflikt me 50-vjeçarin Tori Ruci dhe për këtë mendohet se ka thirrur disa miq të tij, pasi e kishte pikasur Rucin në lokalin e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili. Pikërisht aty ka shpërthyer konflikti fizik me sende të forta, që ka degjeneruar më pas në shkëmbim zjarri mes palëve.

Mendohet se Vogli është plagosur nga të shtënat me kallashnikov nga Rexhep Ismaili, çka detyroi më pas një prej të rinjve të hapte zjarr me pistoletë, duke e vrarë atë.

Kostandin Vogli rezulton person me precedentë penalë për “drejtimin e automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërkohë që në gusht 2023 ishte shpallur në kërkim për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “kultivim të bimëve narkotike”, por nuk dihet nëse ka kryer dënim për këto vepra.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.