Vrasjet me pagesë, kërkohet burg për jetë për Admir Tafilin
Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për Admir Tafilin i cili urdhëronte vrasje me pagesë nga burgu.
Ndërkohë prokuroria ka kërkuar 10 vite burg për Kristi Pinen, pasi ka bashkëpunuar me drejtësinë.
Gjithashtu për Drita Peksanin janë ëkrkuar 25 vite burg, Alfred Qefalia 27 vite burg, Fatos Koka 3 vite burg. Klajdi Shermandhi 5 vite burg, Elson Merdani 25 vite.
Kërkohet
Për Admir Tafilin kërkohet burg për jetë
Për Kristi Pinen 10 vite burg
Për Dritan Peksanin 25 vite burg
Për Elson Merdanin 25 vite burg
Për Fatos Kokën 3 vite burg
Për Klajdi Shermandhi 5 vite burg
Për Alfred Qefaliajn 27 vite burg
Admir Tafilaj, akuzuar për:
– “Vrasje me paramendim”;
– “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”;
– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;
– “Vetëgjyqësi”;
– “Krijimi i Grupit të strukturuar kriminal”;
– “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”;
Pretenca: Të dënohet me burgim të përjetshëm.
Kristi Pine, akuzuar për:
– “Vrasje me paramendim”
– “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”;
– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;
– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;
– “Prodhimi dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”;
– “Krijimi të Grupit të strukturuar kriminal”;
– “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”;
Pretenca: Të dënohet me burgim të përjetshëm (për shkak të bashkëpunimit, në përfundim të dënohet me 10 vjet burgim).
Elson Merdani, akuzuar për:
– “Vrasje me paramendim”;
– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, dy herë;
– “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”;
– “Krijimit të Grupit të strukturuar kriminal”;
– “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”;
Pretenca: Të dënohet me 35 vjet burgim.
Dritan Peksani, akuzuar për:
– “Vrasje me paramendim”;
Pretenca: Të dënohet me 35 vjet burgim.
Alfred Qefalia, akuzuar për:
– “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”;
– “Prodhim dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”;
Pretenca: Të dënohet me 27 vjet burgim.
Klajdi Shermadhi, akuzuar për:
– “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”;
– “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”;
Pretenca: Të dënohet me 21 vjet burgim.
Aleksandër Gora, akuzuar për:
– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;
– “Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”;
Pretenca: Të dënohet me 5 vjet burgim.
Fatos Koka, akuzuar për:
– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”;
Pretenca: Të dënohet me 3 vjet burgim.
Albano Beqiraj, akuzuar për:
– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”;
Pretenca: Të dënohet me 3 vjet burgim.
Dhimitër Zito, akuzuar për:
– “Moskallzimi i krimit”;
Pretenca: Të dënohet me 2 vjet burgim
Ndërkohë, për tre të pandehur të tjerë në këtë çështje, është veçuar gjykimi.