Bota

Vrasjet misterioze në Rusi prej vitit 2004. Të ekzekutuar, disa nga zërat kritikë të Putinit

Boris Nemtsov nuk është i pari krititik i Putinit që vritet në rrethana misterioze. Në vitin 2004, Paul Khlebnikov, gazetar dhe redaktor i “Forbes” për Rusinë, u vra me mitraloz jashtë zyrës së tij në Moskë. 41-vjeçari ia kishte kushtuar një pjesë të mirë të karrierës së tij gazetareske dosjeve ruse, hetimeve për korrupsion mes politikës dhe biznesit. Ky rast ende nuk është zbardhur.

1425215227mafia-ruse-vrasjetMë tej Anna Politkovskaya, gazetare dhe kritike e ashpër e Kremlinit, u qëllua në hyrje të ndërtesës së apartamentit të saj në Moskë, në vitin 2006. 48-vjeçarja ishte e njohur për raportimin e saj lidhur me abuzimet e të drejtave të njeriut në Kaukazin Verior, një vend i trazuar i Rusisë. Personi që kishte urdhëruar për vrasjen me pagesë nuk është identifikuar asnjëherë.

Ndërsa Alexander Litvinenko, i cili e kishte akuzuar Vladimir Putinin për korrupsion dhe pedofili, besohet të jetë helmuar në vitin 2006. Sipas burimeve, 44-vjeçari ishte spiun rus i shndërruar në informator të britanikëve.

Në rrethana misterioze iu mor jeta edhe Natalia Estemirova, aktivistes së njohur për të drejtat e njeriut, për çështjet lidhur me Çeçeninë. 50-vjeçarja ishte rrëmbyer nga persona të paidentifikuar dhe më pas u gjet e hedhur në anën e një rruge me plagë plumbash në kokën e saj. Vrasësit e Estemirovas asnjëherë nuk kanë dalë para drejtësisë.

I njëjti fat tragjik ndoqi edhe Anastasia Baburova, gazetare, dhe Stanislav Markelov, avokat për të drejtat e njeriut, të cilët u qëlluan në mes të ditës, shumë pak pas përfundimit të një konference për shtyp. Objektivat ishin kthyer në shënjestrën e vrasësve, për rolin e tyre opozitar me kauzat që përfaqësonin.

Një zënkë fatale me presidentin Putin zhduku pa lënë gjurmë edhe Boris Berezovsky, biznesmenin që vuri pasuri në vitet ’90, pas privatizimeve të ndërmarrjeve sovjetike. Ai u largua drejt Londrës më pas, duke e konsideruar Britaninë si një strehë të sigurt, ku do të mund të kritikonte nga larg Putinin. Por ai u gjet i varur në shtëpinë e tij, në mars të 2013-s.

E megjithatë, askush nuk e ka zbuluar nëse pas këtyre vrasjeve të mistershme fshihet apo jo, e shumëpërfolura mafie ruse.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button