⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,674 ▲1.38%
DOW 53,036 ▲2.41%
NASDAQ 25,743 ▲1.46%
NAFTA 91.96 ▼4.3%
ARI 4,051 ▲2.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,662 ▲ +3.99% ETH $2,436 ▲ +6.21% XRP $1.3136 ▲ +2.84% SOL $96.7900 ▲ +3.73%
S&P 500 7,674 ▲1.38 % DOW 53,036 ▲2.41 % NASDAQ 25,743 ▲1.46 % NAFTA 91.96 ▼4.3 % ARI 4,051 ▲2.81 % S&P 500 7,674 ▲1.38 % DOW 53,036 ▲2.41 % NASDAQ 25,743 ▲1.46 % NAFTA 91.96 ▼4.3 % ARI 4,051 ▲2.81 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

Vrau francezin në Ksamil, e shkuara e errët e autorit Sokrat Vatës, 5 vite burg në Britani për trafik droge

Detaje të reja kanë dalë nga e shkuara e Sokrat Vatës, 29-vjeçarit të identifikuar nga policia si autori i dyshuar i vrasjes me thikë të një shtetasi francez, rreth 20 vjeç, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Vata rezulton se ishte dënuar me pesë vite burg nga Gjykata e Kurorës në Cambridge, për trafikim droge dhe drejtimin e rrezikshëm të automjeteve.

Sipas një artikulli të publikuar nga BBC në 2024, në atë kohë ai ishte përfshirë në dy ndjekje të veçanta nga policia britanike, në Cambridge dhe Kent.

Më 30 prill, policia në Cambridge e pikasi Vatën duke drejtuar një automjet tip Toyota, i cili rezultonte i vjedhur. Gjatë ndjekjes, ai hodhi një pako me kokainë në shkurre, por u kap nga policia. Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën edhe 560 paund, ndërsa rezultoi pozitiv në testin për drejtim automjeti nën efektin e drogës.

Ndërkohë, në Kent më 13 prill Vata nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, ku gjatë ndjekjes automjeti me targa të klonuara u përmbys. Në makinë u gjetën qese me kokainë, si dhe targa.

Vata u arrestua më pas dhe doli përpara Gjykatës së Kurorës në Cambridge, ku pranoi akuzat për posedim të drogës së klasit A me qëllim furnizimin, drejtim të rrezikshëm të automjetit, posedim kanabisi dhe drejtim nën efektin e drogës. Për këto vepra, ai u dënua me pesë vite burg.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.