☁️
Tiranë 15°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.18 ▲0.29%
ARI 4,586 ▲0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,163 ▼ -1.93% ETH $2,019 ▼ -1.75% XRP $1.3083 ▼ -3.03% SOL $80.5700 ▼ -4.25%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.18 ▲0.29 % ARI 4,586 ▲0.62 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.18 ▲0.29 % ARI 4,586 ▲0.62 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika e zeze

Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Gjermani, shoku i tij i shpëton atentatit

Një 25-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje në Gjermani, ndërsa shoku i tij është plagosur rëndë. Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur në Ehrenfeld, ku shqiptari i identifikuar si Luan.T. është qëlluar për vdekje, ndërsa 25-vjeçari Berat.Y. ka marrë një plagë me armë zjarri dhe ka trokitur në apartamentet e një pallati, për të kërkuar ndihmë, por askush nuk ia ka hapur derën.

Untitled-111Mësohet se shqiptari Berat.Y është përpjekur t’i shpëtojë vrasësit të panjohur, i cili duket se e ndiqte nga pas, pasi kishte ekzekutuar shokun e tij. Banorët e zonës thonë se nuk kanë dëgjuar asnjë zhurmë, ç’ka hedh dyshime se vrasja është kryer me silenciator.

“Edhe pse kam dëgjuar një zë, mendova se vinte nga jashtë. Unë kam qenë në shtëpi, isha duke dëgjuar muzikë me tim bir. Gjatë vrasjes duhet të jetë përdorur një silenciator, sepse nuk është dëgjuar asnjë e shtënë. Gjithashtu nga ashensori apo nga shkallët ne nuk kemi dëgjuar asgjë, pasi edhe muzika nuk ishte me zë të lartë.”- shprehen banorët e pallatit.

Ndërkohë sipas mediave në Gjermani, banorët e tjerë ndoshta nuk ishin në apartament, ishin në gjumë apo ndoshta thjesht ishin të frikësuar për të hapur derën.

Pasi askush nuk i erdhi në ndihmë, i riu i plagosur ka dalë nga pallati duke u zvarritur në rrugë dhe është ndihmuar nga një taksist, i cili e ka dërguar në spital. Nga ana tjetër, mediat gjermane nuk publikojnë të plotë identitetet e shqiptarëve të përfshirë në këtë ngjarje. Ndërkohë mbeten ende të paqarta shkaqet e ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar autorin e krimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.