☁️
Tiranë 26°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.03 ▲7.72%
ARI 4,739 ▼1.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,904 ▼ -0.74% ETH $2,183 ▼ -0.98% XRP $1.3248 ▼ -0.45% SOL $82.0500 ▼ -0.45%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.03 ▲7.72 % ARI 4,739 ▼1.01 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.03 ▲7.72 % ARI 4,739 ▼1.01 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Vuçiq e Daçiq me qëndrime të ndryshme për Listën Serbe

Takimi në mes të përfaqësuesve të Listës Serbe dhe kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është caktuar ende.

vu-ccedil-iq-e-da-ccedil-iq-me-q-euml-ndrime-t-euml-ndryshme-p-euml-r-list-euml-n-serbe_hdKy takim, i cili do të ishte vendimtar për përcaktimin e vullnetit të Listës Serbe për tu kthyer në institucionet e Kosovës, pas shkarkimit të ministrit Aleksandar Jabllanoviq, ishte paraparë të mbahet pas atij të Brukselit. Por, megjithatë, vazhdon të mbetët enigmë data e këtij takimi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e kësaj liste, Branimir Stojanoviq, ka thënë për të përditshmen serbe “Danas”, se takimi me kreun e qeverisë serbe është duke u shtyrë, për arsye se planifikojnë që ai të jetë gjithëpërfshirës, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit institucioneve paralele serbe.

“Në takim me Vuçiqin do të jenë përfaqësues të serbëve në institucionet e Kosovës si dhe me ata të institucioneve të përkohshme komunale”, ka thënë Stojanoviq, transmeton lajmi.net.

Sipas burimeve diplomatike të Danas, thuhet se përfaqësues të shteteve perëndimore në Kosovë, kanë marr mbështetje të kryeministrit serb Vuçiq për zgjidhjen e situatës së krijuar, pas shkarkimit të Jabllanoviqit nga ana e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Sipas Danas, Vuçiq ka arritur t’i qetësojë “orekset” e partisë së tij- udhëheqëse – në koalicionin qeverisës në Serbi dhe partnerit të tij, Partisë Socialiste, ku bën pjesë edhe Aleksandar Jabllanoviq, i cili, siç thuhet, është i preferuari i liderit, Ivica Daçiq.

Edhe pse thuhet që Listën Serbe, në pjesë të madhe e ka krijuar ish shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vullin, dhe se pasardhësi i tij Marko Gjuriq, ka arritur që në momentin e fundit të fus edhe një ministër të partisë së tij në këtë listë, një gjë e tillë është mohuar nga Jabllanoviq.

Ai ka thënë se në Listën Serbe nuk ka dallime partiake të dirigjuara nga dy partitë e koalicionit qeverisës në Serbi.

Jabllanoviq gjithashtu ka mohuar mundësinë që partia socialiste e Daçiqit po mundohet që, përmes tij, të vazhdojë ndikimin e tyre në Kosovë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.