☁️
Tiranë 20°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 103.63 ▲7.31%
ARI 4,761 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,779 ▼ -1.26% ETH $2,186 ▼ -1.46% XRP $1.3243 ▼ -0.37% SOL $82.1200 ▼ -0.13%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 103.63 ▲7.31 % ARI 4,761 ▼0.54 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 103.63 ▲7.31 % ARI 4,761 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Kosova

Vuçiq, mesazh shqiptarëve: Mos luani me mjete dhe me armë

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk ka shpresa të mëdha përpara vazhdimit të nesërm të dialogut me Prishtinën nesër në Bruksel, por se ai shpreson në një mesazh të qartë të BE-së në lidhje me siç ka thënë ai, “përdorimin e armëve dhe mjeteve, ku ato nuk e kanë vendin”.

“Nuk kam pritje të mëdha, është e rëndësishme të kërkojmë nga zyrtarët evropianë që të mos mbështesin sjelljen e armëve aty ku nuk e kanë vendin, dhe se gjithçka të zgjidhet në mënyrë tjetër”, ka thënë Vuçiq për mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Siç ka shtuar ai, shpreson gjithashtu se kreu i diplomacisë evropiane, Federica Mogherini do të vendosë që takimet të jenë më të zakonshme, për shkak se, sipas tij, incidentet po ndodhin pikërisht kur mbledhjet nuk mbahen për një kohë më të gjatë.

Ai, siç shkruajnë më tej mediat serbe, ka thënë se këmbëngul që të gjitha problemet të zgjidhen përmes dialogut, edhe pse siç ka thënë më tej Vuçiq, e ka humbur disi besimin tek negociatorët nga pala shqiptare.

“Unë e kam humbur besimin në përfaqësuesit shqiptarë,… Si mundet t’i besoni dikujt që flet bukur, e pastaj, të nesërmen të dërgojë 14 tanke dhe tu thotë të futen, unë nuk e di se ku”, ka thënë Vuçiq duke porositur autoritetet në Prishtinë duke u thënë që të “mos luajnë me mjete dhe me armë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.