WTTC, Shqipëria e 95 në botë për kontributin e turizmit në PBB
Kontributi i drejtpërdrejtë i turizmit në PBB pritet të rritet me 4.7%, duke arritur në 2202.4 miliardë lekë (9.3% të PBB-së) deri në vitin 2028.
Kontributi i përgjithshëm i turizmit në PBB (përfshirë efektet më të gjera nga investimi, zinxhiri i furnizimit dhe impaktet e të ardhurave) ishte 414.2 miliardë lekë në 2017 (26.2% e PBB) dhe pritet të rritet me 4.4% në 432 .3 mld lekë (26.3% të PBB-së) në vitin 2018. Ndërsa në terma afatgjatë, parashikimi për 2028 është rritje me 4.7% në 684.2 miliardë lekë në vitin 2028 ( ose 28.9% të PBB-së).
Në raport, gjithashtu theksohet se Shqipëria renditet e 95-a në botë sa i përket ndikimit të këtij sektori në PBB e vendit, me një rritje të lehtë të një shkallë nga viti i mëparshëm.
Punësimi
Në vitin 2017 turizmi mbështeti në mënyrë direkte hapjen e 93.500 vende pune (7.7% të totalit të punësimit). Kjo pritet të rritet 3.3% në vitin 2018 dhe rritje me 1.4% në 111.000 vende pune (8.8% të totalit të punësimit) në vitin 2028. Në vitin 2017, kontributi total i turizmit në punësim, duke përfshirë edhe vende pune të mbështetura në mënyrë indirekte nga industria, ishte 24.1% e totalit të punësimit (291.500 vende pune). Kjo pritet të rritet me 3.8% në 2018 në 302.500 vende pune dhe do të rritet me 1.3% në 344.000 vende pune në vitin 2028 (27.3% të totalit).
Eksportet e Vizitorëve
Eksportet e vizitorëve kanë gjeneruar 135.5 miliardë lekë (1,974.1 milion dollarë), pra 54.2% të totalit të eksporteve në vitin 2017. Raporti parashikon që ky segment të rritet me 3.6% në 2018 dhe me 4.7% në periudhën nga 2018-2028, në 387.4 miliardë lekë (3.247,4 milion dollarë) në 2028, 62.2% të totalit.
Eksportet e vizitorëve janë një komponent kyç i kontributit të drejtpërdrejtë të ‘Travel & Tourism.’ Në vitin 2017, Shqipëria pati 235.5 mld lekë të ardhura nga eksportet e vizitorëve. Në 2018, kjo pritet të rritet me 3.6%, dhe vendi pritet të tërheqë 4,854,000 turistë ndërkombëtarë. Deri në vitin 2028, ardhjet turistike ndërkombëtare parashikohet të arrijnë në 6,6 mln duke gjeneruar shpenzime prej 387.4 miliardë lekë, një rritje prej 4.7%.
Investimet
Investimet në këtë sektor në vitin 2017 ishin 32.2 miliardë lekë, 7.5% të totalit të investimit (269.9 milionë dollarë). Parashikohet të rritet 5.5% në vitin 2018 dhe sërish do të rritet me 4.4% gjatë dhjetë viteve të ardhshme, duke arritur në 52.1 mld lekë në 2028, 8.2% të totalit. Ky sektor ka tërhequr investime kapitale prej 32.2 miliardë lekësh në vitin 2017. Kjo pritet të rritet me 5.5% në 2018 dhe të rritet nga 4.4% gjatë dhjetë viteve të ardhshme, duke arritur në 52.1 mld lekë në vitin 2028. Pjesa e udhëtimit dhe turizmit në investimet e përgjithshme kombëtare do të rritet nga 7.6% në 2018 në 8.2% në vitin 2028.