☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.29 ▼1.32%
ARI 4,657 ▲1.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,192 ▼ -1.19% ETH $2,144 ▼ -2.24% XRP $1.4486 ▼ -0.84% SOL $89.3200 ▼ -0.91%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.29 ▼1.32 % ARI 4,657 ▲1.12 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.29 ▼1.32 % ARI 4,657 ▲1.12 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Xhafaj: Reforma në drejtësi, në rrugën e duhur. Raporti i KV, bazë solide

Kryetari i komisionit të ligjeve, Fatmir Xhafaj ka deklaruar këtë të enjte se tashmë klasa politike shqiptare ka bazën e duhur për të çuar në fund punën e nisur për reformën në drejtësi.

Duke iu referuar raportit paraprak të Komisionit të Venecias, Xhafaj ka vlerësuar se asistenca ndërkombëtare ka pasur një rol kyç në këtë proces.

“Vlerësojmë rolin e jashtëzakonshëm të ekspertizës ndërkombëtare në këtë proces të jashtëzakonshëm. Reforma është zhvilluar me anë të një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent”, ka thënë Xhafaj, i cili ka përshëndetur qëndrimin e PD pro raportit të Komisionit të Venecias.

“Ky raport duhet të shërbejë si baza solide e reformës në drejtësi. Ne do ta vazhdojmë me angazhim serioz punën që është bërë deri këtu”, ka thënë kreu i komisionit të ligjeve.

Ai e ka mbyllur deklaratën e tij duke uruar mirëseardhjen në atë që e ka quajtur “trenin e reformës”.

“Ky është treni i drejtësisë për qytetarët dhe jo i drejtësisë për politikanët. Të respektohemi dhe të ndëshkohemi si të barabartë përpara ligjit. Kush e pranon këtë udhëtim është i mirëpritur”, është shprehur Xhafaj.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave, Xhafaj ka shtuar se protestat e avokatëve dhe gjyqtarëve janë të pavlefshme pasi sipas tij, atyre disa herë u është kërkuar të bëjnë propozimet e tyre, të cilat do t’i paraqiteshin më pas Komisionit të Venecias. “Disa e kundërshtojnë këtë reformë sepse u preken interesat”, ka thënë më tej Xhafaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.