🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,781 ▼0.21%
DOW 47,707 ▼0.07%
NASDAQ 22,697 ▲0.01%
NAFTA 83.84 ▲0.47%
ARI 5,213 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $69,951 ▲ +0.43% ETH $2,032 ▲ +0.19% XRP $1.3845 ▲ +0.63% SOL $85.9800 ▼ -0.13%
S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 83.84 ▲0.47 % ARI 5,213 ▼0.55 % S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 83.84 ▲0.47 % ARI 5,213 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Maqedonia

Xhaferi: Kuvendi do të jetë maksimalisht bashkëpunues me qytetarët dhe median

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi sot realizoi takim me shefen e Misionit të OSBE-së ambasadoren Nina Suomalainen. Në takim, siç njoftoi pres-shërbimi i Kuvendit, ambasadorja Suomalainen ia ka uruar zgjedhjen Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe shprehur bindje për bashkëpunim të mëtejshëm të frytshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke theksuar se Misioni i OSBE-së është i pranishëm në Maqedoni nga viti 1992, ambasadorja Suomalainen ka theksuar se krahas prioriteteve kyçe të cilët dalin nga mandati i saj, Misioni me zgjuarsi i ndjek gjendjen politike dhe ndodhitë në vend. Ajo ka përkujtuar se më 27 prill kryesuesi dhe sekretari i përgjithshëm i OSBE-së fuqimisht e kanë dënuar sulmin në parlament, ndërsa ditën e ardhshme ka pasuar edhe deklarata e përbashkët e shefave të Delegacionit të BE-së, Ambasadës Amerikane, Misionit të OSBE-së dhe Zyrës për Lidhje të NATO-s në Shkup lidhur me incidentet.

Kryetari i Kuvendit ka shprehur falënderim për mbështetjen e Misionit të OSBE-së në zhvillimin e proceseve demokratike në vend. Duke theksuar se ngjarjet e pakëndshme nga 27 prilli nuk do guxojnë të përsëriten në të ardhmen, Xhaferi ka vlerësuar se ekspertiza e OSBE-së do të ishte tejet e dobishme në transmetimin e praktikave më të mira lidhur me vendosjen e sigurimit të brendshëm të parlamenteve.

Xhaferi e ka përsëritur bindjen e tij se Kuvendi duhet të jetë maksimalisht i hapur dhe kooperativ me qytetarët, me sektorin joqeveritar dhe me mediat, njofton AIM.

Bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime edhe për aktivitetet e ardhshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, para së gjithash për zgjedhjen e qeverisë së re, formimin e komisioneve kuvendore, delegacionet dhe grupet e deputetëve për bashkëpunim. Lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale, Xhaferi e ka informuar ambasadoren e OSBE-së për koordinimin e mbajtur me liderët e partive politike, në të cilin është dakorduar që zgjedhjet të mbahen në gjysmën e parë të tetorit, si dhe për hapat që duhet t’i ndërmarrë Kuvendi deri në shpallje të zgjedhjeve.

Të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për rolin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, në aktivitetet e të cilës Kuvendi i Maqedonisë rregullisht merr pjesë dhe e kanë theksuar kontributin e tij vital në lehtësimin e dialogut dhe bashkëpunimit interparlamentar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.