☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,577 ▲0.75%
DOW 46,613 ▲0.59%
NASDAQ 21,836 ▲1.14%
NAFTA 99.84 ▼1.52%
ARI 4,782 ▲2.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,173 ▲ +0.46% ETH $2,132 ▲ +1.58% XRP $1.3491 ▲ +0.57% SOL $84.0100 ▲ +1.54%
S&P 500 6,577 ▲0.75 % DOW 46,613 ▲0.59 % NASDAQ 21,836 ▲1.14 % NAFTA 99.84 ▼1.52 % ARI 4,782 ▲2.21 % S&P 500 6,577 ▲0.75 % DOW 46,613 ▲0.59 % NASDAQ 21,836 ▲1.14 % NAFTA 99.84 ▼1.52 % ARI 4,782 ▲2.21 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Sporti

Xhaka: Mundim Serbinë dhe shkojmë në Francë

xhakaTaulant Xhaka ishte ndër më të mirët mbrëmë në fushë në përballjen me Portugalinë. Mesfushori, që shpesh e kemi parë të shkatërrojë, kundër portugezëve mori përsipër edhe ndërtimin e aksioneve.
Driblimet e tij i dhanë frymëmarrje skuadrës në disa raste dhe ngritën peshë “Elbasan Arenan”, megjithatë ato nuk mjaftuan që “Kuqezinjtë” të dilnin me një rezultat pozitiv nga fusha e lojës.
Ajo që djeg më shumë është humbja në minutat e fundit të takimit, ndërsa përsa i përket lojës, Kombëtarja jonë meriton elozhet më të mëdha pasi luajti si e barabartë e në momente edhe superiore në fushë, ndaj një rivali që në letër konsiderohet edhe pretendent i Euro2016.
Vetë Xhaka, në intervistën e dhënë për SuperSport pas përfundimit të takimit, shprehu hidhërimin për humbjen, por gjen edhe motivimin për skuadrën.
“Ndaj Portugalise nuk ishim me fat. Nuk e meritonim humbjen për atë që dhamë në fushë. Jemi ekip i ri me lojtar të rinj dhe mund të kemi luhatje, por ne duhet të përmirësojmë gabimet që ndaj Serbisë të luajmë më mirë. Do te japim maksimumin në fushë”, thotë ai.
I pyetur nëse ekipi do të bëjë një ndeshje futbolli larg veprimeve apo provokimeve me Serbinë në Tetor, Xhaka përgjigjet shkurt dhe saktë:
“Ne jemi sportistë dhe jo politikanë, merremi me sport dhe jo me politikë. Me Serbinë do të fitojmë duke shkuar direkt në Francë. Jam i bindur dhe kam besim se do të fitojmë me Serbinë me futboll edhe pse ata do të na provokojnë”, tha Xhaka.
Ndërkohë Sokol Cikalleshi është i detyruar të numërojë shtyllat në këto ndeshje eliminatore, por sulmuesi kuqezi nuk trishtohet për golat, por vetëm për rezultatin.
“Për shtyllat nuk kam fjalë. Shpresoj të shënoj në 2 takimet e tjera, siç është shprehja; Zoti vonon por nuk harron. Besoj se do të shënoj dhe të kualifikoj Shqipërinë për në Francë me një gol të shënuar nga unë. Për mua më i rëndësishëm është ekipi dhe jo golat e mi. Unë dua të ndihmoj skuadrën dhe e bëj duke kontribuuar edhe në fazën mbrojtëse. Mendoj se me Portugalinë nuk kishim fatin në anën tonë ndërsa unë nuk jam aspak nën presion për të shënuar. Besoj shumë te kualifikimi në dy ndeshjet e ardhshme”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.