🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 14 April 2026
S&P 500 6,886 ▲1.02%
DOW 48,218 ▲0.63%
NASDAQ 23,184 ▲1.23%
NAFTA 97.32 ▼1.78%
ARI 4,801 ▲0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,367 ▲ +4.82% ETH $2,375 ▲ +8.5% XRP $1.3701 ▲ +3.27% SOL $85.8700 ▲ +4.84%
S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 97.32 ▼1.78 % ARI 4,801 ▲0.7 % S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 97.32 ▼1.78 % ARI 4,801 ▲0.7 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Kosova

Ymeri në Kongresin e Partisë Socialiste Franceze

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje, i përbërë nga kryetari Visar Ymeri dhe anëtari i kryesisë Belgzim Kamberi, po marrin pjesë në Kongresin e 77 të Partisë Socialiste franceze, i cili po zhvillohet në Poitiers nga data 5-7 qershor 2015.

Gjatë ditës së djeshme, delegatët e Partisë Socialiste kanë diskutuar për të ardhmen e Bashkimit Evropian dhe qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj zhvillimeve politike dhe socio-ekonomike të tij.

Me këtë rast, sipas një komunikate të LVV-së, kryetari Visari Ymeri ka mundur të shkëmbejë mendime me përfaqësues të ndryshëm të Partisë Socialiste franceze dhe delegacioneve të huaja rreth Ballkanit në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti.

“Pas debatit, nën organizimin e Partisë Socialiste, përfaqësuesit e Vetëvendosjes! kanë marrë pjesë në darkën e organizuar për delegacionet ndërkombëtare, në të cilën morën pjesë edhe zyrtarët e Qeverisë së Republikës së Francës, si Kryeministri Manuel Valls, ministra të kabinetit qeveritar dhe sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ayala”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Kongresi do të vazhdojë punën sot me diskutime rreth zhvillimeve globale, si dhe me takime bilaterale midis palëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.