Politika

Yuri Kim viziton ambjentet e RTSH-së/ Takim me drejtorin e përgjithshëm

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ditën e sotme ka zhvilluar një vizitë në ambjentet e Radio Televizionit Shqiptar. Ajo u prit nga drejtuesi i përgjithshëm i këtij televizioni Thoma Gëllçi,  ku zhvilluan edhe një takim.

Pas njohjes së ambjenteve dhe pas prezantimit të historikut  të RTSH-së, Gëllçi ka vënë theksin tek puna e kryer vitet e fundit dhe tek reformat transformuese në RTSH.

Gjatë dekadave që pasuan ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri, RTSH ka vuajtur ndikimin e politikës, e cila ka kërkuar ta shfrytëzojë transmetuesin publik për proagandë duke e larguar atë vit pas viti nga publiku. Ky ndikim politik përgjatë më shumë se dy dekadave dëmtoi rëndë RTSH aspektin e reputacionit, duke e kthyer atë në një institucion pak të besueshëm nga publiku.

Prandaj edhe sfida më e madhe vitet e kaluara ka qenë rikthimi i besimit dhe reputacionit të medias publike. Por, ndërkohë sfidat me të cilat drejtuesit janë përballur vitet e fundit kanë qenë jo vetëm kthimi i besimit të publikut te RTSH, por edhe transformimi teknologjik duke e shndërruar atë në një media konkuruese si edhe ngritja profesionale e stafit të tij.

Parimet editoriale kanë qenë një nga hapat e parë dhe më kryesorë, theksoi zoti Gëllci, për të shkëputur institucionin nga presioni i politikës për ti bërë të mbrojtur prej saj gazetarët e RTSH në punën e tyre të përditshme.

RTSH sot ka njohur zhvillim në të gjithë drejtimet, si ai i pavarësisë editoriale, si në drejtimin e teknologjisë dhe në atë të zhvillimit profesional të punonjësve të tij. Për këtë zoti Gëllci përmendi raportet e pavarura ndërkombëtare, ku mes të tjerash edhe sipas sondazhit të kryer së fundi nga fondacioni gjerman Konrad Adenauer, RTSH gëzon besueshmërinë më të lartë në vend, më shumë se edhe të gjithë mediat private të marra së bashku, ndërkohë që është transmetuesi publik me besim më të lartë nga publiku në krahasim me mediat e tjera publike të rajonit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button