MaqedoniaRajoni

Zaev në Bruksel: Anëtarësimi në BE është prioritet strategjik i Maqedonia-së

Qeveria dhe opozita duhet patjetër të punojnë me qëllim zbatimin e reformave. Na nevojitet konsensus kombëtarë në integrimin Evropian përjashtim linjave politike dhe etnike. Komisioni është i gatshëm të mbështes vendin në çfarëdo forme. Dua të theksojë rëndësinë e përmbushjes së pikave në tërësi nga marrëveshja e Përzhinos dhe nevojën e reformave urgjente. Të gjithë jemi të gatshëm të mbështesim vendin tuaj në qëllimin që keni – deklaroi Johanes Hahn, Euro komisar.

I pyetur në lidhje pengesat për fillimin negociatave për anëtarësim, Hahn tha se kjo do varen nga rekomandimi i ardhshëm që do ta pranojë Maqedonia. Hahn paralajmëroi vizitë zyrtare në Shkup më 26 qershor. Ndërkohë kryeministri Zoran Zaev tha se përfaqësuesit e lartë Evropian i ka njoftuar nga afër me hapat që Qeveria e re do t’i ndërmerr, reformat dhe aktivitetet për fqinjësi të mirë. Zaev potencoi se vendi ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e faktorit ndërkombëtarë.

U pajtuam se Maqedonia ashtu si vendet tjera të Ballkanit janë partner të BE-së dhe se tashmë na duhet mbështetje si asnjëherë më parë rreth hapave dhe lëvizjeve drejtë integrimit në BE. Për ne, anëtarësimi në BE nuk ka alternativë dhe se është cilësi strategjik dhe parësor i vendit. Është koha e fundit kur proceset duhet të ecin para – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Gjatë ditës Zaev u takua edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jon Stoltenberg me të cilin u bisedua mbi strategjinë e përbashkët për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Zaev në Bruksel po qëndron bashkërisht me zëvendëskryeministrin për çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministrin e Jashtëm Nikolla Dimitrov dhe ministren e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button