MaqedoniaRajoni

Zaevi shpërthen bombën e 10-të opozitës

Zoran Zaev hodhi sot bombën e 10-të, duke publikuar telefonata që sipas tij dëshmojnë se ndershmëria e kryeministrit Gruevski është vetëm farsë që fsheh fytyrë e tij të vërtetë. Lideri i opozitës edhe njëherë kërkoi dorëheqjen e krerëve të Qeverisë dhe formimin e Qeverisë kalimtare që do të organizonte zgjedhje të ndershme dhe demokratike.

Mbaroi, Gruevski! Vetëm dorëheqjet e Nikolla Gruevskit dhe Qeverisë së tij dhe formimin e Qeverisë për dalje nga kriza politike në të cilën gjendet Republika e Maqedonisë. Qytetarë të nderuar, të mos lejojmë që kjo e keqe asnjëherë më të përsëritet”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Në kuadër të bombës së 10-të, Zaevi publikoi dëshmi tregojnë sipas tij, pandershmërinë e Gruevskit dhe lakminë e tij për pronë dhe pasuri. Bomba e publikuar sot, thotë Zaev, tregon se si Gruevski ka përvetësuar dy parcela atraktive në Vodno, në sipërfaqe prej 11 mijë dhe 2700 metra katrorë, në vlerë prej gjithsej 5 milion euro. Sipas Zaevit, telefonatat dëshmojnë se Gruevski bashkë me disa funksionarë të tjerë, kanë shëtitur me furgon nëpër Shkup, në kërkim të lokacioneve të pëlqyeshme për Gruevskin. Pasi i kanë gjetur dy parcelat, janë ndryshuar planet e përgjithshme dhe ato detale urbanistike, me qëllim që tokat të ri-destinohen për ndërtim dhe banim. Gruevski, sipas Zaevit, parcelat i ka blerë përmes firmave “of shor” nga Belize dhe përmes disa bashkëpunëtorëve nga vendi.

“Ky është ai Gruevski i pandershëm, i cili kryqëzohet në ndershmërinë e tij para qytetarëve të Maqedonisë. Ai ka porositur ndryshime të planeve urbanistike në Komunën Qendër. Ky Gruevski, i cili e detyronte anëtarësinë e VMRO DPMNE-së të rrihet para komunës, gjoja për kishë, ndërsa ata e kanë thyer Komunën Qendër, duke u rrahur për pronën e tij. Ashtu siç i gënjente anëtarësinë e tij se po rrihen për të mbrojtur Kishën në Qendër, ashtu Nikolla Gruevski vazhdon të gënjejë edhe anëtarësinë edhe qytetarët, se ai nuk e ka kryer përgjimin, por që atë e kanë bërë gjoja shërbime të huaja me qëllime të këqija ndaj Maqedonisë”, u shpreh Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev publikoi 6-të telefonata që sipas tij dëshmojnë këto akuza. Procesin e marrjes së dy parcelave disamilionëshe në Vodno, për Gruevskin e ka udhëhequr Mile Janakievski.

“Nikolla Gruevski sot, pasi veçmë e ka mbledhur me dhunë anëtarësinë dhe administratën që ta arsyetojë gjoja ndershmërinë e tij, duhet tu tregojë njerëzve: Pse flet me shifra, nëse nuk përgjohet në vend? Çfarë kryeministri është ai që duhet të flasë me shifra? Njeri i ndershëm do të pranonte se ai dhe kushëriri i tij Mijallkov përgjojnë dhe për këtë shkak flasin me shifra. Njeri i ndershëm do të guxonte të shpjegonte edhe shëtitjen me furgonë nëpër Shkup, edhe për ndarjen e parcelave, edhe për lidhjet me kompanitë nga Belize dhe Llugano, edhe për pronat në Vodno që dëshiron ti fshehë nga shikimet e qytetarëve me mure mbrojtëse. Gruevski sërish fsheh prona, siç i fshihte 4 banesat. Por tashmë nuk ka nevojë asgjë të fshehë, as të pranojë. Gjithçka është e qartë”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
Zaev kërkoi sërish dorëheqjen e krerëve të Qeverisë dhe krijimin e Qeverisë kalimtare, që do të organizonte zgjedhje të ndershme dhe demokratike. Ai gjithashtu konfirmoi edhe njëherë se nuk do të kalkulojë dhe nuk do të mbrojë asnjë parti shqiptare dhe ashtu siç ka nisur, do të vazhdojë me publikimin e dëshmive për përfshirjen edhe të subjekteve shqiptare në veprimet joligjore dhe jo-transparente të pushtetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button