🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 86.69 ▼0.18%
ARI 4,133 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $75,188 ▼ -0.24% ETH $2,129 ▼ -0.86% XRP $1.1026 ▼ -2% SOL $86.6300 ▼ -1.55%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 86.69 ▼0.18 % ARI 4,133 ▲0.44 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 86.69 ▼0.18 % ARI 4,133 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Zbardhet dinamika e plagosjes me armë zjarri e 35-vjeçarit në Kurbin, shpallet në kërkim autori

Policia e Kurbinit ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur paraditen e së premtes, në fshatin Gurëz, Kurbin, ku mbeti i plagosur me armë zjarri

Policia e Kurbinit ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur paraditen e së premtes, në fshatin Gurëz, Kurbin, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 35-vjeçar Akil Tahiri banues në Fushë-Kuqe.

Autori i plagosjes i identifikuar si shtetasi F . C., alias F. S është shpallur në kërkim

Gjithashtu, u shpall në kërkim edhe një shtetas tjetër për moskallëzim krimi dhe është proceduar penalisht edhe mjeku roje i spitalit, për mosnjoftim të shërbimeve të Policisë.

“Shtetasi A. T. është konfliktuar, dyshohet për motive të dobëta, me shtetasin F. C., alias F. S., i cili dyshohet se ka plagosur 35-vjeçarin. Ndërsa shtetasi R. M., 26 vjeç, ka shoqëruar në spital 35-vjeçarin dhe më pas është larguar, duke braktisur automjetin me të cilin udhëtonte.

Po nga veprimet rezulton se, rreth orës 10:20, në spitalin e Laçit ka mbërritur i plagosur në këmbë me armë zjarri (pistoletë) 35-vjeçari dhe mjeku roje nuk ka njoftuar shërbimet e Policisë, por e ka dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

F. C., alias F. S., 40 vjeç, banues në fshatin Gorre, Kurbin, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

R. M., 26 vjeç, banues në të njëjtin fshat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi A. I., 58 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk ka kryer detyrën e tij funksionale”, tha policia.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.